Kush qëndron pas “misionit klandestin” të Kastriot Rexhepit dhe pse Bilall Kasami duhet të ketë kujdes nga rivalët politikë

    Selim Ibraimi

    Duket si e pamundur të mendohet se ku ndodhet deputeti Kastriot Rexhepi i Lëvizjes Besa pas paraqitjes së tij publike me video në Facebook. Postimi tekstual po në Facebook tregon se ai këtë veprim e ka bërë me vetëdije, kurse Lëvizja Besa e ka paraqitur rastin në organet policore. Por, në Maqedoninë e Veriut çdo gjë është e mundur. Pas qartësimit publik të Rexhepit dhe ndaj Lëvizjes Besa, Kasami duhet të fillojë identifikimin e faktorëve nëse ka pasur përpjekje për veprime të tilla. Lëvizja Besa dhe Kasami duhet të tregojnë se janë në gjendje të marrin përgjegjësi, të veprojnë kur duhet dhe pa manovrime para publikut dhe anëtarësisë.

    Analiza e lidershipit tregon se personaliteti i deputetit Rexhepi vlerësohet si “stealth- karakter” dhe veprimet e tij janë të paparashikueshme. Qëndrimi i tij i heshtur për një kohë dhe gjatë gjithë debatit në mes ministrit Arijanit Hoxha dhe LSDM-së, kuptohet në emisionet televizive, mund të tregonte për aksionet politike në të ardhmen të deputetit Kastriot Rexhepi. Dhe shenjat e para që Kasami dhe anëtarët e kryesisë që do t’i kishin fituar nga ai, nëse mund të ketë kapje apo jo në vazhdim. Kryetari Kasami bashkë me kryesinë duhet të analizojnë se kush qëndron pas këtij skenari dhe kjo natyrisht do të zbulohet nëse inteligjenca apo grupe të caktuara të partive politike kanë qenë të interesuara për këtë mision që shihet si i vullnetshëm dhe që mund të jetë e kundërta. Këtë në fund duhet ta thonë organet gjegjëse dhe vetë deputeti Rexhepi.

    Mbetet Kasami dhe kryesia e partisë të fillojë operacionet e brendshme. Megjithatë, Kasami dhe ideologët tjerë është mirë të sillen konform votave të mara në Pollog. Maqedonia e Veriut ka hyrë në një krizë të thellë politike dhe ekonomike. Kryesorja deputeti Rexhepi të jetë mirë dhe i lirë dhe të paraqitet një ditë para anëtarësisë dhe publikut fizikisht. Takimi i mundshëm i liderëve në Shkup do të definojë fazat politike se kur do të shpallen zgjedhjet e shpejta parlamentare në Maqedoninë e Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kim Mehmeti: Në Maqedoni ka vetëm një ideologji, si të vish në pushtet

    Lajmi i rradhës

    Dështon nisma për rrëzimin e qeverisë | Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë