Raporti i KE-së i kënaqshëm vetëm për BDI-në dhe LSDM-në

    BDI: Raporti i KE-së dëshmon përkushtimin tonë në rrugën drejt BE

    Përmes një kumtese, Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet Raportin e Komisionit Evropian ku konfirmohet se edhe përkundër obstruksioneve dhe bllokadave nga ana e opozitës, por edhe krizave energjetike, të sigurisë, financiare, etj, Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, shkruan Nistori.

    Nga BDI thonë se sipas raportit të KE-së është arritur progres deri në 81% të Kapitujve dhe nuk ka regres tek asnjë kapitull dhe sa i përket gatishmërisë së Kapitujve, ekziston një nivel adekuat të gatishmërisë deri në 90%.

    “Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se Raporti i Komisionit Evropian tregon qartë se pengesat kryesore për progres janë pikërisht partitë opozitare të cilat po bllokojnë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën evropianë të vendit. Shënohet progres i madh gjithashtu për arsye se Bashkimi Evropian shpalli Pakon për zgjerimin e unionit dhe planin për rritjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe me këtë plan, vendi ynë ka në dispozicion një miliardë euro dhe duke vazhduar me reformat dhe procesin e integrimit, pas pesë muajve do të kemi transferimin e parë nga kjo Pako e re”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

    Nga kjo parti bëjnë thirrje ndaj të gjithëve që të kontribuojnë që vendi të përfundojë me sukses sfidën e re më të madhe që nga pavarësia sepse nuk ka alternativë tjetër për të pasur një jetë më prespektive tek ne.

    LSDM: Raporti i KE-së vërtetoi progresin në shumicën dërmuese të kapitujve

    Edhe LSDM përmes një kumtese ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së duke shtuar se raporti i KE-së vërtetoi se edhe pse ka bllokime nga Mickoski dhe partia e tij, Maqedonia e Veriut vazhdoi t’i përmbushë kushtet për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

    “Është realizuar progres në 81% të kapitujve, kurse hapa pas nuk ka në asnjë kapitull. Raporti i KE-së në mënyrë të qartë theksojnë penguesit e përparimit janë Mickoski dhe partia e tij dhe partia e Majta”, thonë nga LSDM.

    Sipas tyre, për dallim nga raportet katastrofale në kohën e VMRO-DPMNE-së si shtet i kapur dhe ndërhyrje e mafias në shtet dhe parti, tash ka përparim të madh.

    “BE në të njëjtën kohë e publikoi paketën për zgjerim të BE-së dhe planin për rritje të ekonomisë për Ballkanin Perëndimor. Vetëm me këtë plan, Maqedonia do të ketë në dispozicion një miliardë euro”, thonë nga LSDM duke shtuar se bllokimet dhe VMRO-DPMNE-së duhet të mposhten.

    Ndryshe Lidhja Europiane për Ndryshim kërkon dorëheqjen e Qeverisë për shkak të raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut.

    Për shkak të regresit në raport me perspektivat Evropiane, nga Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

    “Dorëheqje të parevokueshme nga Artan Grubi, Bojan Mariçiq, Bujar Osmani dhe Krenat Lloga. Kjo duhet të bëhet si akt i përgjegjësisë politike dhe si shenjë e mirë për aleatët tanë ndërkombëtarë se vërejtjet e tyre janë marrë shumë seriozisht nga shteti ynë. Тë shpërndahet Kuvendi dhe të kemi zgjedhje urgjente parlamentare dhe presidenciale së bashku. Secila ditë e kaluar në pushtet nga kjo qeveri e kriminalizuar është humbje për qytetarët. Ridefinim i plotë i organeve gjyqësore. Ne jemi në dispozicion të plotë me të gjithë ekspertët tanë juridikë për të gjetur modalitetet më të përshtatshme për reforma rrënjësore, që kështu të garantojmë shtet të së drejtës”, thuhet në njoftim.

    Raporti i BE-së për VMRO-DPMNE e vërtetoi se BDI dhe LSDM janë të zhytur në krim dhe korrupsion.

    Sipas tyre, ky është raporti më i keq që e ka marrë Maqedonia e Veriut dhe jo që s’ka përparim, por ka hapa pas në disa fusha.

    “Ky raport e vërtetoi katastrofën në gjyqësi, posaçërisht kritikat për ndryshimet në kodin penal, me procedurë të shpejtë për të cilën ne gjatë gjithë kohës kemi thënë se ligji nuk duhet të miratohet”, thonë nga kjo parti.

    Ata shtojnë se sipas BE-së, korrupsioni është i pranishëm në shumë fusha dhe gjendja është shqetësuese, kurse Qeveria vazhdon për çdo ditë me skandale të reja.

    Komisioni Europian ditë më parë publikoi Raportin e progresit për vendet e Ballakanit Perëndimor. Sipas raportit, lidhur ndryshimet e Kodit Penal pengojnë aftësinë e autoriteve për të hetuar e ndjekur penalisht vepra të tilla. Nga KE thonë se, “Kjo është një çështje shqetësuese serioze”. Situta me luftën kundër korrupsionit në vend ësht vlerësuar pa asnjë përparim. Korrupsioni vazhdon të mbetet i përhapur në shumë fusha. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjermanisë i mungojnë shumë ekspertë

    Lajmi i rradhës

    Klasat në “Kirili dhe Metodij” Tetovë janë të mbingarkuara, me nga 40 nxënës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë