“Klienti s’vjen më”, qytetarja: Më iku biznesi, u lag i gjithë mielli për byrekë (Video)

    Si pasojë e reshjeve të shiut, lumi Lana ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhe lagjen tek “Pallati me Shigjeta”.

    Si pasojë e përmbytjes qarkullimi është bllokuar ndërkohë që disa makina janë prishur për shkak të shiut.

    Një nga bizneset në këtë lagje është dëmtuar pasi uji ka hyrë brenda.

    Pronarja e biznesit shprehet se është hera e parë që e sheh Tiranën në këtë gjendje, ndërsa tha se i është lagur mielli, me të cilin bënte dhe byrekë.

    “Është hera e parë. Paguaj lekët dhe ja ku është situata. U lag mielli e gjitha. Klienti s’te vjen më të blejë. Bëj byreqe. Nuk po menaxhohet situata. Janë lagur të gjitha. E kam pastruar pak. Nuk më ka ndodhur asnjëherë kështu. Kam 9 vite që punojë këtu. Ku shkojnë lekët tona. E kam me qira. Paguajmë dhe taksa”-tha ajo. /EuronewsAlbania/

    Lajmi Paraprak

    Pse gratë më pak se burrat po e shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale?

    Lajmi i rradhës

    Kur është koha e përshtatshme për të regjistruar fëmijën tuaj në aktivitete sportive?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë