Klinton në Tiranë: Do të doja të mos kishte ndodhur kurrë ajo që po ndodh tani në Kosovë

    Bill Clinton, ish-president i ShBA-ve / Fotografia: REL

    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është pritur në Tiranë me ceremoni shtetërore.

    Nga orkestra u kënduan himni shtetëror i SHBA-së dhe Shqipërisë.

    Në ceremoni po marrin pjesë ish president të Shqipërisë, kabineti qeveritar, si dhe qytetarë të shumtë.

    Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, në fjalën e tij, pasi ka vlerësuar miqësinë midis dy kombeve, SHBA- Shqipëri, ka vënë theksin në faktin se ka vlerësuar komentet e kryeministrit Rama për të në lidhje me Kosovën, por nga ana tjetër ka nënvizuar se kjo ditë do të mbetet një thesar në jetën e tij.

    Klinton u shpreh se mbeti mjaft i suprizuar nga pritja që iu bë para kryeministrisë, me disa fëmijë nga Kosova, të cilët mbanin emrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi.

    “Dua t’ju falenderoj! Ky moment do mbetet si një thesar në jetën time. Unë gjithnjë kam dashur të vij këtu”.

    Tha ish-presidenti Clinton ndërkohë që u tha të rinjve shqiptarë të mos dekurajohen pasi problemet me të cilat ata përballen janë më të vjetra se vetë shtetet e fetë.

    Për të gjithë ju në Shqipëri, për ata që shërbejnë në qeveri dhe për ata që u shërbehet, për gratë në këtë qeveri, për të rinjtë e mrekullueshëm që folën, ku disa kanë emrin tim e disa të të afërmve të mi, u kërkoj të mos dekurajohen. Këto problem janë më të vjetra se shtetet e besimet. Shikojni këta fëmijë! Keni rini të jashtëzakonshme”, tha Bill Clinton.

    Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, gjatë fjalës në ceremoninë në nder të tij në Tiranë shprehu shqetësimin për situatën në veri të Kosovës.

    Clinton i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të tërhiqet dhe t’i tregojnë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse, duke iu referuar të drejtave të pakicave serbe në veri.

    “Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më në dorën time, por të kosovarëve. Mendoj se autoritetet kanë bërë një gabim me zgjedhjen e katër kryetarëve të rinj”, tha Clinton.

    “Duhet të përfitojnë nga momenti për ta ndalur këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ata njerëz në ato komuna kanë nevojë për një qeverisje të denjë dhe qytetarët duhet të votojnë”, shtoi ish-presidenti amerikan.

    pjesë e kësaj ceremonie u bënë edhe disa të rinj dhe fëmijë kosovarë, që mbajnë emrin Clinton dhe të bashkëshortes së tij Hillary.

    Ai u shpreh shumë i emocionuar nga falënderimet që mori gjatë ceremonisë, në të cilin u dekorua me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

    “Jam pa fjalë. Mendoj që po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë, nuk do të thosha asgjë. Jam me të vërtetë pa fjalë”, tha Clinton.

    Clinton ishte president i SHBA-së në kohën kur po zhvillohej lufta në Kosovë dhe ai luajti rol kyç që NATO të niste bombardimet ndaj caqeve serbe, që çuan në çlirimin e Kosovës.

    Lajmi Paraprak

    Delegacionet “lyejnë me bojë” vizat e bardha në Tetovë (Foto)

    Lajmi i rradhës

    Barnat pa licencë reklamohen në Maqedoni nëpërmjet intervistave të rrejshme me mjekë të njohur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë