KODI PENAL | Opozita shqiptare: Lirisht mund t’ia presin Gruevskit një biletë njëkahëshe Budapest-Shkup

    Nga blloku opozitar kanë reaguar pas njoftimit se Qeveria në procedurë të shpejtuar, respektivisht me “flamur europian” propozon që të bëhen ndryshime në Kodin Penal. Deputeti Fadil Zendeli i shoqëruar nga deputetet e Lëvizjes Demokratike dhe të Alternativës, tha se kjo po bëhet me qëllim që ish kryeministri Nikolla Gruevski të kthehet në Shkup pa therë në këmbë, përcjell Nistori.

    “Arsyeja themelore se pse po bëhen këta ndryshime në Kodin Penal, është që sa më shpejtë në Shkup të kthehet, pa therë në këmbë, Nikolla Gruevski. Opinioni ka të drejtë ta dijë, ndërsa kryeministri Kovaçevski dhe ministri Lloga këtë e kanë detyrim ta shpjegojnë, se nëse kalon ky propozim/ndryshim i Kodit Penal, ndërsa ata e kanë shumicën ta kalojnë, pas këtij, lirisht mund t’ia presin Nikolla Gruevskit edhe një biletë njëkahëshe Budapes-Shkup, dhe të dalin ta presin me të gjitha nderimet shtetërore”, tha Zendeli.

    Sipas propozimit, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet duhet të shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e një vjetërsimi edhe më të shpejtë të lëndëve, gjë që tashmë është bërë praktikë në çështjet gjyqësore me ish-zyrtarë të ndryshëm.

    Ndryshime të tilla ligjore janë kërkuar nga VMRO-DPMNE në vitin 2018 në takimet e atëhershme midis Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria kërkon ulje të dënimeve për funksionarët e korruptuar, siç kërkonte VMRO-DPMNE para pesë vitesh

    Lajmi i rradhës

    Kurti akuzon “aleatët e Rusisë” për minimin e dialogut Kosovë-Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë