Propozimi i partisë “E Majta” dhe “Demokrati” për vlerësimin e disa dispozitave të Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, nuk u pranuan nga Gjykata Kushtetuese.
Kryetari Darko Kostadinovski theksoi se shumica e gjyqtarëve ishin kundër hapjes së procedurës, duke vlerësuar se këto dispozita ishin vlerësuar më herët nga Gjykata. Kostadinovski personalisht vlerësoi se këto dispozita janë antikushtetuese.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ndërkohë shfuqizoi disa dispozita të Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik.
Pushteti dhe opozita në Maqedoninë e Veriut deri më 16 korrik nuk arritën marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, e cila është pjesë e Agjendës së Reformave. Ky ishte edhe afati i fundit i përcaktuar për miratimin e këtij ligji reformue.
Afati fillestar për miratimin e këtij ligji ishte 30 qershori 2025, por pasi ky afat nuk u përmbush, qeveria mori qëndrimin se afati nuk ishte shkelur sepse ka një periudhë “grejs” deri në fund të qershorit 2026.





