Koha e volitshme në RMV ndihmon të mbjellat vjeshtore

    Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë aktualisht realizohen mbjelljet vjeshtore. Për shkak të reshjeve të shiut dhe kohës së favorshme deri tani mbjelljet vjeshtore nga ana e bujqve dibran dhe të rajonit po vijojnë normalisht. Këtë e vlerësojnë përfaqësuesit të njësisë të Ministrisë së Bujqësisë, në Dibër. Sipas tyre, reshjet e shiut gjatë këtij muaji ka kontribuar që toka të jetë më të butë me lagësht dhe më adekuate për mbjellje.

    Sipas kryeshefit të njësisë së ministrisë së bujqësisë në Dibër Arben Mulladauti, në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë janë planifikuar gjithsej të mbjellën 194 hektarë tokë. Sipas tij nga gjithsej 194 hektar, 100 hektar do të mbillen me elb dhe 94 hektar me grurë e tërshërë.

    Sipas tij bujqit kanë kryer aktivitete përgatitore në kohë dhe aktualisht janë duke realizuar mbjelljet. Deri tani sipas burimit të njëjtë janë mbjellur mbi 70 për qind të sipërfaqeve të planifikuara me mbjellje vjeshtore. Tradicionalisht në mbjelljet vjeshtore dominojnë drithërat, thotë bashkëbiseduesi i jonë dhe potencon se lagështia në tokë është e madhe, andaj mbjelljet do të përfundonin me kohë. Koha e volitshme ka mundësuar që mbjelljen të realizohen në kohë.

    Në bisedën që patëm me bujqit dibran por edhe ata të komunës Qendër Zhupë, u informuam se ata në kohë kanë filluar aktivitete për mbjelljet vjeshtore. Tanimë është një traditë që bujqit kanë një bashkëpunim shumë të mirë me njësinë e Ministrisë së Bujqësisë, dhe kjo ndikon pozitivisht në përdorimin e farave të certifikuara me kualitet të lartë që merren nga barnatoret bujqësore. Në këtë drejtim edhe rendimentet viteve të fundit janë shumë më të larta thonë buqit. Njësia e kësaj ministrie bën edhe monitorimin të terreneve në të cilët realizohen mbjelljet vjeshtore.

    Qëndron fakti se nga viti në vit ka një ulje të sipërfaqeve të tokës që mbillen me kultura të ndryshme bujqësore. Problemi kryesor qëndron tek ulja e interesimit për mbjellje të tokave kryesisht për shkak të migrimit të popullatës por edhe për shkak të çmimeve të ulëta të prodhimeve bujqësore. Në krahasim me disa vite më parë janë përgjysmuar tokat që mbillen me drithëra. Poaashtu në uljen e interesimit ka të bëjë edhe mos funksionimi i sistemit për vaditje i fushës së Dibër i cili tani më mbi 15 vite është jashtë funksionimit dhe që presin rifunksionimin e saj. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Konsumues të kafesë plot, por s’ka kush të shërbejë!

    Lajmi i rradhës

    Nga janari me Qeveri teknike?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë