Nga janari me Qeveri teknike?

    Fotografia: Nistori

    Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, ka deklaruar që nëse 8 maji është datë konsensuale për të gjithë palët për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale atëherë me 28 shkurt duhet të shpallen zgjedhjet. Ndërkaq, ai tha se më së voni më 27 janar duhet të zgjedhjet Qeveria teknike sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

    “Nëse zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mbahen më 8 maj, zgjedhjet nënshkruhen më 28 shkurt. Pra zgjedhjet nënshkruhen 70 ditë para ditës së mbajtjes së tyre, atëherë qeveri teknike do të kemi nga 27-28 janari”, deklaroi Xhaferi.

    Ndërkohë sa i përket lakimit të emrit të Xhaferit që lakohet për kryeministër të mundshëm në Qeverinë teknike, Xhaferi tha se deri tek ai nuk ka arritur asnjë kërkesë zyrtare.  Ai theksoi se partitë politike në Kuvend duhet të zgjedhin bashkërisht datën në kuadër të asaj që parashikon Kushtetuta dhe ligjet, pra t’i kushtojnë vëmendje detyrimeve të 60 ditëve të fundit të zgjedhjeve presidenciale dhe 90 ditëve të zgjedhjeve parlamentare. dhe mandatet e të dy institucioneve.

    Xhaferi paraprakisht i ka lënë partive deri në Vitin e Ri që të pajtohen dhe të zgjedhin datën e zgjedhjeve dhe ka bërë të ditur se nëse deri atëherë partitë nuk pajtohen, ai do ta përcaktojë datën për zgjedhjet presidenciale. Ndryshe, javën e kaluar si opozita ashtu edhe qeveria në deklarata të ndara theksuan se muaji maj është një periudhë e përshtatshme për zgjedhje të përbashkëta presidenciale dhe parlamentare, por ende nuk ka marrëveshje zyrtare.

    Nga ana tjetër, sa i përket sjelljes agresive të kreut të së “Majtës”, Dimitar Apasiev dhe deputetit Krmov, të cilët shkaktuan dëme materiale në foltoren e Parlamentit dhe hapësirën përreth, ka thënë se çdo dëm material duhet të komensiohet sipas Ligjit për Marrëdhënie Pune (LMP) e procedurës për dëmshpërblim. “Dëmi që është shkaktuar duhet të kompensohet nga ai që e ka bërë. Sipas ligjit, ne jemi të punësuar në Parlament. Përderisa jemi në marrëdhënie pune, vlejnë rregullat e LMP-së, vlen procedura për kompensim material, nuk mund t’i ikim”, deklaroi Xhaferi. Sipas përllogaritjeve dëmi i shkaktuar nga Apasiev kap vlerën e rreth 9.000 eurove. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Koha e volitshme në RMV ndihmon të mbjellat vjeshtore

    Lajmi i rradhës

    Sa i afërt është Krenar Lloga me BDI-në?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë