Kolev: Bullgarët në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë në nivelin legjislativ

    Kryetari i GDU, Petar Kolev, i cili u takua dje me Presidentin Bullgar Rumen Radev dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Svetlan Stoev, për “BGNES” tha se bullgarët në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë në nivelin legjislativ.

    Ai thotë se nuk pajtohet me kryeministrin Zoran Zaev.

    “Të drejtat e tyre nuk respektohen përkundër pretendimeve të qeverisë zyrtare dhe personalisht të Kryeministrit Zaev. Bullgarët në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë të RS Maqedonisë”, tha ai.

    Ai shtoi se është gjallë, i shëndetshëm, është bullgar dhe jeton në Shtip. Kolev thotë se Radev ishte i pari që donte të dëgjonte se si jetojnë bullgarët në Maqedoni.

    Ai pretendon se ka urrejtje ndaj bullgarëve në Maqedoni dhe bullgarëve në Bullgaria.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE do të paraqesë ligj në Kuvend për legalizimin e tregtisë me kriptovaluta

    Lajmi i rradhës

    Banesat sociale | Tetova e diskriminuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë