Komisioni për Antikorrupsion: Nuredini dhe Osmani promovuan agjendën partiake gjatë orarit të punës dhe me makinë zyrtare

    Komisioni për Parandalim të Korrupsionit paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi nga dy ministra të cilët gjatë orarit të tyre të punës dhe me makinë zyrtare kanë shkuar në selinë e partisë për të mbajtur konferencë për media. Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini, kurse më parë edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në vend se ta kryejnë punën e tyre si ministra, ata promovuan agjendën zgjedhore të BDI-së.

    “Së pari do të tentojmë t’i marrim deklaratat e tyre se – po me të vërtetë makina ishte shfrytëzuar për aktivitete partiake gjatë procesit zgjedhor dhe në qoftë se është ashtu siç kishim raste edhe në ciklet e mëparshme zgjedhore, do të dërgojmë nismë deri te Qeveria për ngritje të procedurës për përgjegjësi të funksionarëve të cilët e kanë keqpërdorur, gjegjësisht e kanë shfrytëzuar makinën zyrtare për qëllime partiake”, tha Biljana Ivanovska – kryetare e Komisionit Anti-korrupsion.

    Në Komisionin Antikorrupsion ka arritur edhe denoncim për keqpërdorim të detyrës zyrtare përkatësisht për përdorim të derivatit zyrtar për vetura private, ndërsa anëtarët e komisionit theksojnë se ka mënyrë të fshehtë të udhëheqjes së fushatës parazgjedhore duke u ankuar se për këtë nuk ka sanksione.

    “Kodi i deritanishëm zgjedhor nuk ka as dispozita kundërvajtëse sipas nenit 8-6 për shkelje. Nëse udhëzoni për sanksione penale, kjo do të zgjasë me vite dhe do të kalojë mandati derisa kjo të procedohet në gjykata. Kështu që, kemi zgjidhje ligjore që nuk janë funksionale e as praktike, megjithatë problemi më i madh është se vetë ne nuk i respektojmë zgjidhjet ligjore që sillen”, shtoi Katica Nikollovska – anëtare e Komisionit Anti-korrupsion.

    Komisioni antikorrupsion kishte shumë vërejtje ndaj pushtetit në pjesën e udhëheqjes së fushatës parazgjedhore, si dhe në lidhje me atë kur kryeministri dhe ministrat shkojnë në të ashtuquajturin kontroll të punimeve duke promovuar projekte./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Fushata zgjedhore shkak që Ganiu lëshoi në përdorim parkingun në Bit Pazar

    Lajmi i rradhës

    Deri më 22 tetor nxënësit në RMV mund të aplikojnë në konkursin e BP-së për shpërblime deri 6 mijë denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë