Fushata zgjedhore shkak që Ganiu lëshoi në përdorim parkingun në Bit Pazar

    Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili është kandidon edhe për një mandat në zgjedhjet vijuese, sot lëshoi në përdorim parkingun mbi Bit Pazar me kapacitet prej 220 vendesh parkimi.

    Kryetari i Komunës Visar Ganiu shtoi se ky parking ka një rëndësi të veçantë për Bit Pazarin dhe Çarshinë e vjetër, sepse hap mundësitë e një qarkullimi më të madh, çlirimin e rrugëve dhe trotuareve përreth Bit Pazarit dhe lagjes së Dyqanxhikut si dhe frekuentim më të vrullshëm në Çarshinë e Shkupit.

    Drejtori i Bit Pazarit Agim Rushiti tha se ky parking do të rregullon dukshëm komunikacionin, do të parandalon bllokimin e rrugëve nga veturat e parkuara në rrugët e frekuentuara të Bit Pazarit dhe Çarshisë, dhe përfundimisht do të risë numri e vizitorëve dhe blerësve.

    Lajmi Paraprak

    Vërejtje për punën financiare në Gjykatën Themelore në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Komisioni për Antikorrupsion: Nuredini dhe Osmani promovuan agjendën partiake gjatë orarit të punës dhe me makinë zyrtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë