Personat me nevoja të veçanta paralajmërojnë protesta para Komunës së Çairit

    Anëtarët e Shoqatës së personave me nevoja të veçanta, SOS VITA në Shkup, akuzojnë Komunën e Çairit, se rreth një vit ka lënë pa asfaltuar rrugët ku për çdo ditë kalojnë 245 anëtarë të saj, kryesisht persona me nevoja të veçanta dhe me karroca. Drejtori i Shoqatës SOS VITA, Ertan Shakiri thotë se me karroca për çdo ditë kalojnë në pluhur dhe gropa, ndërsa kur bie shi nëpër baltë.

    “U kisha lutur, brenda kësaj jave nëse nuk bëhet kjo zemër human për personat me nevoja të veçanta ne do të dalim para komunës dhe do të protestojmë e do ta lypim të drejtën tonë. Në shekullin 21 t’i kemi udhët katastrofale është një turp i madh për ne si qytetar. Sidomos për personat me nevoja të veçanta. E kisha lutur nga thellësia e zemrës kryetarin e komunës së Çairit z.Ganiu që ta bëjë një zemër humane dhe tu del në ndihmë personave me nevoja të veçanta, se çdo ditë ballafaqohen me sfida, karrocat elektrike po prishen, sepse nuk e kanë rregulluar këtë udhë për afër një vit”, tha Ertan Shakiri, SOS vita.

    Nga SOS VITA deklarojnë se nëse brenda një jave nuk asfaltohen rrugët në lagjen Serovë që çojnë në Zyrën e Shoqatës, atëherë do të protestojnë para komunës dhe institucioneve të tjera. Por nga Komuna e Çairit thonë se projekti për rregullimin e rrugëve në zonën ku ndodhet shoqata SOS VITA ka përfshirë edhe instalimin e ujësjellësit dhe kanalizimit të cilat janë përfunduar, ndërsa prej nesër do të fillojnë me asfaltimin e rrugëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Komiteti i Helsinkit: Qeveria të dënojë nxitjen e urrejtjes

    Lajmi i rradhës

    Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë