Kompanitë e ndërtimit në RMV kanë rritur bashkëpunimin vetëm me Serbinë

    Kompanitë e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2025 kanë regjistruar rënie të punëve të kontraktuara dhe të përfunduara me vendet tjera. Rritje ka regjistruar vetëm me Serbinë.

    “Në periudhën janar- dhjetor të vitit  2025, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit ishte  156 365 000 denarë, që është për  58.7 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në këtë periudhë, punët e kryera ndërtimore jashtë vendit arritën vlerën 128 milionë denarë, apo 37 % më pak se viti paraprak.

    Punimet e kontraktuara për 84.8 % janë ulur në Gjermani, për 77 % në Shqipëri, për 17.3 % në Malin e Zi, për 24 % në Çeki dhe 17.6 % në Danimarkë. Në këtë periudhë, rritje e punimeve të kontraktuara janë regjistruar vetëm në Serbi (652.1 %).

    Te punimet e përfunduara, rritje kemi vetëm në Serbi (452.1 %) dhe në Shqipëri (106 %).

    Lajmi Paraprak

    Shtyhet ligji kundër duhanit! Do të punohet njëherë në edukim e pastaj në ndëshkim

    Lajmi i rradhës

    DAP: afati për deklarimin e të ardhurave nga jashtë është deri më 31 mars 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë