Komuna e Gostivarit nga sot fillon me zbatimin e disa masave lehtësuese në lidhje me parkimin e veturave gjatë sezonit të verës

    Kaosi në trafik është i pranishëm edhe në Gostivar. Komuna njofton se në mënyrë për të lehtësuar trafikun gjatë verës kur vijnë edhe mërgimtarët, nga sot do të zbatohen këto vendime në këtë drejtim.

    Komuna e Gostivarit bën të ditur se nga sot:

    • Oborret e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme shndërrohen në vend-parkime të cilat do të jenë falas,
    • Në bulevardet “Goce Dellçev” dhe “Vllezërit Gjinoski”, në pjesën qendrore të qytetit, reptësisht të respektohet parkimi sipas rregullave dhe dispozitave;
    • Ndërmarrja Publike “Parkingje dhe gjelbërime” do të sigurojë bileta ditore, javore, dyjavore dhe mujore për parkim, të cilat do të shiten në disa shitore dhe kiosqet Tobako me çmime të arsyeshme;
    • Së bashku me Kryqin e Kuq do të shpërndahen fletushka për siguri më të madhe në trafikun rrugor dhe do të shpërndajmë ujë për qytetarët gjatë ditëve të nxehta;
    • Policia do të rrisë patrullimin dhe së bashku me shërbimin e merimangës do të jenë në terren me orar të zgjatur;
    • Ka konsultime që edhe pronat private të cilat mund të shërbejnë si vend-parkime, të shfrytëzohen gjatë kësaj periudhe.

    Ndryshe, në Gostivar me ardhjen e mërgimtarëve situata në trafik rëndohet edhe më shumë, kështu duke krijuar tollovi dhe kaos.

    Lajmi Paraprak

    Negociatat me Shqipërinë, Várhelyi: Javën e ardhshme shpresoj për një lajm të mirë

    Lajmi i rradhës

    Në Pollog nuk ka njësit të specializuar për largimin e gjarpërinjve nga objektet e banimit, këtë funksion e kryen njësia e zjarrfikësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë