Komuna e Karposhit: Të rrënohet xhamia në Zllokuqan të Shkupit, është ndërtim i paligjshëm

    Xhamia që po ndërtohet në Zllokuqan të Shkupit është ndërtim i paligjshëm dhe njerëzit që po e ndërtojnë kanë 15 ditë kohë për ta rrënuar, thonë nga Komuna e Karposhit. Pasi banorët lajmëruan se në mes shtëpive po ndërtohet një xhami, të shtunën në terren kanë dalë inspektorët e Komunës. Kur kanë shkuar për inspektim nuk janë kryer punë ndërtimore, por është konstatuar se ka një objekt për të cilin nuk është lëshuar leje ndërtimi, njofton SDK, përcjell Nistori.

    Përgjegjësit janë ftuar sot në ora 09.30 të vijnë në takim me kryetarin e komunës Stevço Jakimovski.

    “Deri më tani askush nuk i është përgjigjur ftesës për takim dhe nuk ka ardhur në komunë. Inspektorati caktoi një afat 15-ditor për largimin vullnetar të objektit të paligjshëm. Në rast se objekti nuk hiqet vullnetarisht brenda afatit të paraparë, rasti do të raportohet në Inspektoratin Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm”, thonë nga Komuna e Karposhit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ilir Meta viziton RMV-në: Nuk dua që të ndahet pakoja Shqipëri – Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Reagon këshilli i xhamisë “Ihlas”: Xhamia në Zllokuqan ka certifikatë pronësie, mund të pyesni në Agjencinë për kadastër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë