Në lidhje me xhaminë në Zllokuqan të Shkupit, se është ndërtim i paligjshëm, këshilli i xhamisë “Ihlas” e demanton komunën e Karposhit dhe thotë se përveç që ka leje dhe miratim nga BFI për kryerje të rriteve fetare, ka edhe certifikatë pronësie që mund të kontrollohet në Agjencinë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Nistori.
Nga Këshilli i xhamisë njoftojnë nisma gjyqësore ndaj portaleve që shpifin, me idenë se në xhami veprohet një islam radikal, ndërkaq ata e mohojnë kategorisht këtë gjë, pasi BFI e ka aprovuar se ata rrjedhin nga “Medhhebi/Metodologjia Hanefite”.
“Do të paraqesim nisma ligjore për vepër penale kundër nderit dhe reputacionit sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të kërkojmë përgjegjësi për dëmtim të nderit dhe reputacionit të individëve dhe personat juridikë, sipas Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje – Republikës së Maqedonisë së Veriut”. – thonë nga Këshilli.
Nga komuna e Karposhit kanë caktuar një afat 15-ditor për largimin vullnetar të objektit të paligjshëm. Në rast se objekti nuk hiqet vullnetarisht brenda afatit të paraparë, rasti do të raportohet në Inspektoratin Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm. /Nistori/