Komuna e Strugës dhe Ohrit po mbeten pa gjinekologë

    Struga dalëngadalë po mbetet pa gjinekologë. Komuna me 60 mijë banorë po përballet me problem serioz. Nga pesë gjinekologë që punojnë aktualisht, katër janë të moshës 62 dhe 63 vjeç, që do të thotë se të gjithë janë para daljes në pension. Në Strugë nuk ka personel të ri.

    “Gjinekologët e rinj nuk e shohin perspektivën në shëndetësinë primare. Cila do të jetë e ardhmja e shëndetësisë në fushën e gjinekologjisë dhe në përgjithësi në kujdesin primar është e paqartë. Sipas gjendjes momentale, meqë jemi para pensionit, kush do të na zëvendësojë? Të gjithë kolegët që janë në specializim pretendojnë të qëndrojnë në Shkup…”, tha Haxher Alied- gjinekologe.

    Shteti duhet të gjejë mënyrë për t’i motivuar specialistët e rinj që të qëndrojnë dhe të punojnë në vendet e tyre, thotë Alied.

    “…Duhen bërë ndryshime thelbësore për t’i motivuar mjekët e rinj që të kthehen në qytetet më të vogla, për t’i motivuar financiarisht, për ta edukuar veten, sepse çdo gjë që edukojmë ne e paguajmë vetë dhe ky është handikap për mjekët e rinj”, shtoi Haxher Alied- gjinekologe.

    Situata është e ngjashme në Ohër, ku ka numër shumë të vogël të gjinekologëve amë dhe të gjithë janë në moshë më të shtyrë.

    “Shoh kolegët e rinj, askush nuk ka dëshirë të punojë si mjek amë, sepse e konsiderojnë mosmirënjohje, diçka jo-fisnike. Thonë- nuk dua të jem thjesht shkrues. Na shohin si shkrues, gjë që nuk është e vërtetë. Përgjegjësia jonë është shumë e madhe. Duhet të dimë gjithçka për pacientin”, theksoi Ruzhica Angjeleska- mjeke familjare.

    Nevoja për gjinekologë amë është edhe më e madhe në rajon nëse merret parasysh fakti se numri i pacientëve të diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës është në rritje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria ka shpenzuar rreth 48 mijë euro për lule e kurora

    Lajmi i rradhës

    G7-a zotohet për dhënie fund të ndotjes plastike deri më 2040

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë