Komuna e Tetovës: MPPS bllokon punësimet në çerdhe

    Komuna e Tetovës ankohet për presione nga pushteti qendror. Kreu i Këshillit Besar Durmishi thotë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) bllokon punësimet në çerdhe edhe pse ka mbi 30 vende vakante. Për shkak të mungesës së edukatoreve, një numër i madh i fëmijëve nuk mund të regjistrohen në çerdhe. Këshilli i komunës së Tetovës në seancën e sotme miratoi vendimin për hapjen e çerdhes së re të Tetovës, por dyshojnë se ky vendim do miratohet në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe atë të Financave për tu bërë edhe punësimet e nevojshme.

    “Çerdhet kanë mungesë kuadri mungesë edukatoresh dhe përkëdhelësesh, por, MPPS nuk e sheh të arsyeshme që të jep pëlqime për ata persona që veçmë janë pensionuar dhe duhet të zëvendësohen. Andaj drejtoresha e çerdhes bëri kërkesë në këshill për 33 punësime që të ketë mbulesë financiare nga komuna. Pasi ta sigurojmë mbulesën financiare sërish do e dërgojmë në Ministri por fatkeqësisht ende pa përgjigje”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

    Kërkuam përgjigje edhe nga Ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale Gjoko Vellkoski, i cili tha se, hapja e çerdheve dhe punësimet e reja nuk mund të bëhen gjatë kësaj periudhë parazgjedhore. Kërkoi nga banorët që të presin zgjidhje pas përfundimit të zgjedhjeve.

    “Për fat të keq ne në qeverinë teknike dhe në periudhë parazgjedhore nuk mund të marrim masa drejt punësimeve të nevojshme, për fat të keq banorët e Tetovës do duhet të presin edhe dy muaj që të mund ti hapim këto objekte”, deklaroi Gjoko Vellkovski, Ministër Teknik i PPS.

    Nga çerdhja “Rinia” thonë se i janë drejtuar ministrisë me disa kërkesa duke filluar që nga viti 2022, por edhe pse janë kërkuar pëlqime për rreth 30 punësime, Ministria ka dhënë leje për vetëm një punësim. Drejtoresha e Çerdhes “Rinia” Fatlinda Jahja, ka deklaruar për Alsat se nëse deri në shtator nuk lejohen këto punësime, do të detyrohet që të mbyll çerdhen si pasojë e mungesës së edukatoreve.

    Lajmi Paraprak

    Lojërat e fatit, BDI bëri blof me “All In”, përfundoi me “fold”

    Lajmi i rradhës

    Profesori i mjekësisë “bën për spital” nxënësin nga Tetova

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë