Profesori i mjekësisë “bën për spital” nxënësin nga Tetova

    Shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë

    Dje në shkollën e mesme të mjekësisë në “Nikolla Shtejn” të Tetovës, profesori Izair Abdurahmani ka sulmuar fizikisht një nxënës dhe si pasojë e lëndimit, nxënësi ka përfunduar në Qendrën urgjente të spitalit të Tetovës. Profesori në fjalë e ka gjuajtur me mjet të fortë në fytyrë, sipas informacioneve të Nistorit, çelësa hekuri. Drejtori i shkollës “Nikolla Shtein”, Binas Pajaziti thotë se, profesori në fjalë nuk e ka mohuar atë çfarë ka ndodhur, shkruan Nistori.

    “Kemi biseduar me profesorin edhe dje. Ka dhënë deklaratë, nuk e mohon atë çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt me prindërit. Nxënësi babain e ka rrugës, duke ardhur nga Italia dhe me kërkesë të babait, ne nuk veprojmë asgjë derisa të vijë prindi dhe pastaj do të shohim si do të veprojmë. Ne procedurat i kemi bërë të gjitha”, u shpreh Pajaziti.

    I pyetur nëse shkolla do të marrë ndonjë masë disiplinore ndaj profesorit në fjalë, ai tha se konform ligjit dhe statutit të shkollës.

    “Presim të mbyllet kjo çështje, pastaj ne konform statutit dhe ligjit që e jep, do të marrim vendimin e brendshëm, me komision disiplinor”, shtoi drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë “Nikolla Shtein”.

    RAPORTI SHËNDETËSOR I TË MITURIT

    Nistori kërkoi informacion nga Spitali i Klinik i Tetovës në lidhje me raportin shëndetësor të të miturit. Sipas neokirurgut Destan Haliti, bëhet fjalë për plagë me dy sutura kirurgjike.

    “Dje pasdite, pas orës 14, me udhëzim nga Qendra urgjente, ka ardhur per kontrollë ambulantore një fëmijë 16 vjeçar me kraniogram të gatshëm. Kishte lëndim fizik në pjesën frontale të anës së majtë, konkretisht te balli. Kraniogrami ishte pastër. Ia pastrova plagën. I vendosa dy sutura kirurgjike (qepje të plagës). Ia mbulova plagën. I dhash terapitë preventive që mos të marrë ndonjë infeksion. Nuk pres të ketë ndonjë pasojë serioze nga kjo plagë. Kryesisht këto janë lëndime të lehta. Sigurisht, nesër do të vije në kontrollë, t’ia shoh plagën dhe ta shoh si e ka gjendjen e përgjithshme fëmija”, u shpreh prf. dr. Destan Haliti, neurorokirurg në spitalin e Tetovës.

    RAPORTI I SPB TETOVË

    Tridhjetë e nëntë vjeçarja I.M. nga një fshat i Tetovës, dje (14 mars) në ora 16:00 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 13:10, në një shkollë të mesme të Tetovës, ku djali i saj i mitur mësonte, profesori I.N. e ka trajtuar në mënyrë agresive dhe me mjet të fortë i ka shkaktuar një lëndim. Janë ndërmarrë masat për pastrimin dhe dokumentimin e rastit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës: MPPS bllokon punësimet në çerdhe

    Lajmi i rradhës

    Si të lani rrobat e bardha në mënyrën më të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë