Komuna e Tetovës nesër do t’i drejtohet Qeverisë me disa kërkesa në lidhje me zjarrin dhe vërshimet që ndodhën ditëve të fundit

    Sot në Komunën e Tetovës u mbajt mbledhja e Shtabit të Krizës në lidhje me zjarrin që kaploi depon për materiale ndërtimore dhe vërshimet e ditëve të fundit, përcjell Nistori.

    Kërkesat e mbledhjes së Shtabit të Krizës, nesër do t’i drejtohen Qeverisë nga ana e Komunës, me qëllim ndërmarrjen e masava në afat sa më të shkurt kohor.

    Shtabi i Krizës në Komunën e Tetovës pas shqyrtimit të detajuar të gjendjes momentale solli këto konkluzione:

    1. Të vendoset ekip kujdestari nga NjTKZ –Tetovë dhe SPB për siguri si dhe nga Ndihma e Shpejtë në vendin që u përfshi nga zjarri në 24 orët e ardhshme;
    2. Të angazhohet Inspektoriati Komunal Tetovë që të përgatis raport për gjithë objektet industriale se cilës kategori i takojnë (çfarë elaborate posedojnë) dhe ku i deponojnë mbetjet industriale. Pronarët pas përfundimit të ekspertizës ligjore në afat sa më të shkurtër të bëjnë sanimin e mbeturinave nga zjarri në bazë të standardeve ekologjike.
    3. Nga përvojat që kemi patur ditëve të fundit, pra komuna e Tetovës që nga dita e Diel (29 Maj) e deri më sot (31 Maj) ka vendosur në funksion të gjitha resurset si njerëzore ashtu edhe matrialo-teknike në sanimin e situatës së krijuar si nga vërshimet, por edhe nga zjarri, andaj ne kërkojmë zgjerim të kapaciteteve e NjTKZ si nga numri i të punësuarve poashtu edhe mjeteve të nevojshme me të cilët posedon, sepse janë të pamjaftueshme për të mbuluar territorin e 5 komunave përreth, prandaj kërkojmë që të jepet pëlqim për ritjen e numrit të të punësuarve në NJTKZ, si dhe Qeveria të furnizojë NJTKZ me mjetet e nevojshme, me qëllim që në raste të tilla të mund të jenë më efikas dhe produktiv. Gjithashtu kërkojmë që të punësohen edhe punëtor të tjerë, por të sillen edhe makina adekuate që raste të fatkeqësive tjera të mos kemi probleme në intervenim dhe të parandalojmë tragjedi më të mëdhaja.
    4. Qeveria të ndihmojë në kompenzimin financiar pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara ndaj personave fizik si dhe objekteve shkollore dhe infrastrukturës publike nga moti i lig që kaploi rajonin e Tetovës.
    5. Kërkesë deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të kontrollojë dhe konstatojë se a është funksional stacioni matës i cilësisë së ajrit në Tetovë – qasje direkte në të dhënat momentale për cilësinë e ajrit, në të kunderten të sjell aparat mobil për këtë qëllim.
    6. Kërkesë deri tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut që të ndihmojë me maqineri për pastrim(larje) të rrugëve si dhe mjete për dezinfektimin e të njejtave dhe objekteve të dëmtuara nga vërshimet në Tetovë.

    Zjarri i djeshëm në depotë e kompanisë për materiale ndërtimore “PoFix” në Tetovë mobilizoi institucionet vendore dhe jo vetëm për të dalë në ndihmë në shuarjen e flakëve. Pati vetëm dëme materiale në vlerë prej 12-13 milionë eurove. Nuk pati viktima në njerëz, vetëm disa zjarrfikës me lëndime të lehta trupore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Agjitacion global (III)

    Lajmi i rradhës

    Ndikimi i temperaturave të nxehta tek dhimbja kronike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë