Komuna e Zhelinës mbytet nga mbeturinat, si pasojë janë krijuar deponi ilegale

    Fotografia: Emir H

    Komuna e Zhelinës ka deponi në fshatin Debërcë, por nuk është si duhet funksionale. Zgjidhja e problemit të deponisë premtohet në çdo mandat nga kandidatët e partive politike, por deri më tani nuk ka marrë epilog kjo çështje. Mos pastrimi i deponisë në Debërcë, e si pasojë e kësaj qytetarët i hedhin mbeturinat nëpër disa vendbanime duke krijuar kështu deponi ilegale, si për shembull në fshatin Leshnicë dhe në rrugën Trebosh-Tetovë, kështu u tha në #debatPernime me Jeta Xharra, përcjell Nistori.

    Kryetari i komunës së Zhelinës thotë se këtë deponi e ka gjetur që në fillim të mandatit, por gjatë mandatit të dytë ai premton se do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë këtë problematikë, duke ndërtuar fabrikë për asgjësimin e mbeturinave.

    “Ne me një kompani sllovene dhe italiane, kemi gjetur edhe fondet, kemi përgatitur edhe projektin e fizibilitetit edhe projektin detajor apo themelor. Jemi në procedurë qeveritare për investuar në ndërtimin e një fabrike reciklimit, që do të jetë e ngjashme si në Elbasan dhe Fier. Rigjenerim i mbeturinave do të thotë asgjësim mbeturinave dhe me këtë ne mendojmë do ta zgjidhim këtë problematikë”, deklaron Sejdiu.

    Ndërsa nga ana tjetër Fatmir Izairi ka replikuar se Sejdiu premtoi që problemin me deponinë në Debërc në tremujorin e parë të mandatit të tij, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kjo çështje do të zgjidhet nëse bëhet kryetar komune. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Për të hyrë në Kosovë kërkohen të dy dozat e vaksinës

    Lajmi i rradhës

    Ronaldo: Kandidati im për ‘Topin e Artë’ është Karim Benzema

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë