Ronaldo: Kandidati im për ‘Topin e Artë’ është Karim Benzema

    Karim Benzema ka qenë gjithmonë një tifoz i zjarrtë i brazilianit Ronaldo, dhe nuk është diçka që ai e ka fshehur.

    Të dy lojtarët kanë veshur fanellën me Nr.9 në Real Madrid dhe duket se admirimi mes të dyve është reciprok.

    Ronaldo, presidenti aktual i Real Valladolid, u pyet se kush beson se është i denjë për çmimin e “Topit të Artë” këtë vit .

    “Pa dyshim, kandidati im për ‘Topin e Artë’ është Benzema”.

    “Sulmuesi më i mirë në botë, [një] nivel tepër i lartë për 10 vjet dhe një kampion mbi të gjitha. I denjë për çmimin”.

    Ceremonia e ‘Topit të Artë’ do të mbahet më 29 nëntor 2021. 

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Zhelinës mbytet nga mbeturinat, si pasojë janë krijuar deponi ilegale

    Lajmi i rradhës

    Byrnes: Synimi është që ta shohim RMV-në të integruar plotësisht në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë