Komunat në RMV nuk i përmbushin premtimet

    Në Analizën e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike për 13 komuna të monitoruara, krerët e Strugës, Çairit dhe Bogovinës nuk e kanë realizuar premtimet parazgjedhore.  Ndërkohë komuna e Tearcës ka përmbushur vetëm 6 për qind të premtimeve, ajo e Tetovës 14.6 për qind, komuna e Haraçinës 15 për qind, ajo e Likovës 10 për qind, e të tjerë.

    Projekti i Institutit i titulluar “Pasqyra e Komunave, është mjet për ta monitoruar punën e komunave në disa dimensione, si premtimet e kryetarëve të komunave, niveli i realizimit të tyre, financat e komunave, borxhet, statistikat dhe të dhëna të tjera. Të dhënat përpunohen në bashkëpunim me komunat, ministrinë e financave dhe Entin shtetëror të Statistikave.

    “Është fatkeqësi që në fakt ka disa komuna, të cilat për momentin nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet të cilat I kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Ka disa komuna, besoj që mund të shihen në platformë, për shembull e kemi komunën e Çairit për momendin, në të cilën nuk shihet se kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna në platfotmë, ne nuk themi se nuk kanë punuar aspak, por ne flasim për platformën zgjedhore që e kanë pasur, poashtu është edhe një komunë tjetër që nuk ka realizuar asnjë nga premtimet, unë e di që është komuna e Strugës,” tha Omer Ajdini, IDEA.

    Lajmi Paraprak

    Ministria “dorëzohet” për bibliotekën në Tetovë, premton hapësira shtesë dhe riparimin e hapësirave ku planifikohet zhvendosja

    Lajmi i rradhës

    Ministrja e Kulturës të çlirojë oborrin e vet nga nacionalizmi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë