Ministria “dorëzohet” për bibliotekën në Tetovë, premton hapësira shtesë dhe riparimin e hapësirave ku planifikohet zhvendosja

    Hapësira e bibliotekës së Tetovës / Fotografia: Nistori

    Pas kërkesës që e bëri Biblioteka e Tetovës deri te Ministria e Kulturës për një komision që të inspektojë hëpësirat e reja, u vlerësu që aty nuk ka kushte. Komisioni konstatoi se hapësirat ku planifikohet dislokimi duhet të riparohen dhe të përshtaten bibliotekë, ndërsa do ketë edhe rreth 80 metra katrorë hapësirë shtesë, për nevojat e këtij institucioni, shkruan Nistori.

    “Ishte delegacioni prej Ministrisë së Kulturës, përfaqësuesja e bibliotekave dhe ajo për investime pran MK dhe pas një mbledhjeje të gjatë në bibliotekë, i inspektuam pjesët ku duan të na transferojnë dhe e panë si është gjendja. Atë ditë ramë në ujdi që këto hapësira ku duhet të shkojmë, të riparohen dhe të bëhen të përshtatatshme për bibliotekë, që këto pjesë të bëhen të shrytëzueshme për bibliotekën dhe na u premtua që përveç kësaj të kemi edhe hapësirat shtesë që gjithë kohës i kemi kërkuar”, deklaroi Mahi Murtezani. Biblioteka e Tetovës.

    Sipas Murtezanit, faza e parë, fillimisht duhet të bëhet pranimi i hapësirave, pastaj të bëhet inspektimi detal i hapësirave, ku ka një raport se çka duhet të intervenohet. Sipas tij, hapi i parë që duhet të bëhet është pranimi i hapësirave që ata ta kenë më të lehtë të intervenojnë me renovime me përshtatjen e kushteve për punë,

    Ministrja e Kulturës, Bisera Konstadinovska Stojçevska akuzoi drejtoreshën e Bibliotekës së Tetovës, Rezarta Dervishin për keqpërdorim të institucionit, edhe atë për përplasje politike.

    “Unë nuk do lejoj që të dëmtohet dhe të punohet pa ndërgjegje me asnjë objekt kulture të udhëhiqet keq, sepse drejtoresha nuk ishte aty për bisedë, dhe ajo që u rregullua nga ana e saj me të drejtën e nënshkrimit shkaku se ishte në pushim mjekësor, dhe kur tentonim të biem në kontakt me drejtoreshën ajo nuk përgjigjej. Mua më vjen shumë keq që ende ka njerëz që edhe këto institucione i shfrytëzojnë për përplasje politike”, deklaroi ministrja Stojçevska.

    Ndryshe, në një komunikatë për Nistorin, drejtoresha e bibliotekës, Rezarta Dervishi, reagoi ndaj akuzave të ministres dhe tha se është ministria ajo që manipulon me faktet që nga fillimi i çështjes së zhvendosjes.

    “Institucioni i bibliotekës në asnjë mënyrë nuk ka qenë i kyçur ose vepruar në bazë politike. Kjo është një akuzë e pabazë nga ana e ministres dhe nëse ka më të voglin fakt e ftoj ta bëjë publike. Agjenda e bibliotekës ka qenë çdoherë kulturore, fatkeqësisht janë agjendat politike në nivel më të lartë që me dekada kanë sjellë bibliotekën në këtë gjendje të mjerueshme. Gjithashtu, nuk është e vërtetë që hapësirat ku duhet të zhvendoset biblioteka kanë 80-100m2 më shumë se hapësirat aktuale-siç deklaron ministrja. Në të vërtetë hapësirat aktuale kanë 158m2, kurse hapësirat ku duhet të zhvendoset kanë 162m2, nga të cilat 13m2 janë korridore dhe shkallë, dmth nuk është hapësirë efektive. Do të thotë hapësira kapën 149m2, diku 9m2 më pak se hapësira aktuale”, thekson Dervishi.

    Sipas saj, biblioteka shquhet si një insitucion që promovon multikulturalizmin në qytetin e Tetovës, ka lexues nga të gjitha etnitetet dhe është një ndër bibliotekat më të suksesshme në RMV. Tetova ka qenë dhe është qendër kulturore, por ministria derisa meret me genjeshtra do të mbetet pike e zezë e kulturës. /Nistori/


    Lajmi Paraprak

    Zhbllokojeni shpejt lavamanin duke përdorur dy produkte që me siguri i keni në shtëpi

    Lajmi i rradhës

    Komunat në RMV nuk i përmbushin premtimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë