Komunës i duhej dy javë për të riparuar defektin e ujësjellësit në Tetovë

    Nga NPK “Tetova” Tetovë njoftojnë se është rregulluar defekti në rrjetin e Leshnicës dhe tani qytetarët do të mund të shfrytëzojnë ujin për pije. Sasia e ujit për momentin është 310 l/s, sasi e mjaftueshme për furnizim normal dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, shkruan Nistori.

    Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka falënderuar punonjësit e NPK-së, duke punuar vazhdimisht në temperatura të ulëta për sanimin e defektit.

    “Pas një defekti disa ditor, sot ekipi i Ndërmarjes Publike Komunale e përfundoi sanimin e gypit dhe tanimë nëpër shtëpitë e qytetarëve vetëm se ka filluar të arrijë uji. Falënderoj punonjësit e NPK‐së që nuk u ndalën aspak duke punuar vazhdimisht në temperatura tejet të ulëta për sanimim e saj. Defektet e këtilla shpresoj të mos na përsëriten më.Të dashur qytetarë, ju falemnderit për durimin dhe mirkuptimin!” – shkruan Kasami.

    Më herët komuna e Tetovës njoftoi se sanimi i problemit është i madh, pasi ekipi në terren përballeshte me një rrjet fiktiv.

    Ndryshe, MMPT më herët kërkoi nga komuna komision hetimor për problemet e shpeshta me ujin e pijshëm në Tetovë.

    “Kryetarit të Komunës do t’i kërkojmë formimin e një komisioni hetimor ekspertësh që do të bëj vlerësimin e projektit, dokumentacionit të tenderimit dhe punën e realizuar në terren, me të cilat do përcaktohen shkaqet e problemeve të shpeshta që kemi. Nëse do të konstatohen keqpërdorime apo improvizime, personat përgjegjës dhe kompanitë realizuese duhet të bëhen publike. Qytetarët kanë nevojë për sqarime, përgjegjësi dhe zgjidhje!” – thonë nga MMPT. (sink. 10 janar)

    Lajmi Paraprak

    Si ta mësoni një fëmijë të falë dhe pse është kaq e rëndësishme!

    Lajmi i rradhës

    Erdogani dhe gylenistët e KMSh-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë