Mungesa e ujit në Tetovë, Bilall Kasami akuzon pushtetin e kaluar lokal: Investimi në ujësjellës nuk i respekton standardet e nevojshme

    Fotografia: Nistori

    Gazetar | Emir Hamzi

    Problemi me ujin e pijshëm në Tetovë është problem dekadash. Edhe pse qyteti ndodhet nën Malin e Sharrit, një nga malet më të pasura me ujë, vazhdojnë të mbeten të tharra çezmat e tetovarëve, kjo për shkak të problemeve me gypat e vjetër, shembjes së tokës. Këto probleme si duket janë bërë përditshmëri e tetovarëve në pjesën më të madhe të vitit, shkruan Nistori.

    Nga komuna e Tetovës thonë se sanimi i problemit është i madh, pasi ekipi në terren përballet me një rrjet fiktiv dhe për momentin shfrytëzohet vetëm një rrjet i gypave, por nuk e plotësojnë kushtin e shtypjes së ujit dhe nuk janë në gjendje të përballojnë ndryshimin klimatik.

    “Ende nuk dihet saktë se çka është problemi dhe nuk mund të japim detale. Kemi një rrjet fiktiv që e kanë mbyll tenderin dhe asgjë nuk kanë realizuar. Momentalisht e kemi një rrjet të gypave që shfrytëzohet, por nuk e plotësojnë kushtin e shtypjes së ujit dhe nuk janë në gjendje të përballojnë ndryshimin klimatik. Nuk janë gypa të përshtatshëm. Sot është paraqitur një problem tjetër. Momentalisht jemi duke u munduar sesi të gjejmë mundësi dhe të dërgojmë eskavador deri në vendin ku është problemi. Nuk ka rrugë për shkak të kushteve të borës”, thonë nga komuna.

    Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Tetovë Bilall Kasami në Facebook shkruan, se defektet që paraqiten kohë pas kohe, e gjithë kjo vjen nga investimi joadekuat, duke mos i respektuar standardet e nevojshme për këtë ujësjellës. Kasami kërkon mirëkuptim dhe durim nga qyetatrët që këto dy muaj të tejkalohen në këto kushte, ndërsa në stinën e pranverës të riparohet i tërë rrjeti i ujit.

    “Përmes këtij njoftimi nuk shfajësohemi nga obligimet dhe përgjegjësitë që i kemi marrë nga verdikti Juaj, por me sinqeritetin më të madh dua që ky njoftim të shërbej si informacion për situaten reale në të cilën ndodhemi bashkërisht.Në vazhdimësi jemi ballafaquar me defekte të njëpasnjëshme, ndërsa gjithashtu shpreh falënderimet e mia për punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale, të cilet në vazhdimësi janë nëpër majat e Malit Sharr duke u munduar dhe duke dhëne maksimumin e tyre, me ato pak kushte që kanë. Gjatë këtyre ditëve duke sanuar një problem mjaft te veshtirë, sot ballafaqohemi me një problem tjetër, në një pikë tjetër të rrjetit të ujit.Në rrethanat në të cilat gjendemi në vazhdimësi, unë kërkoj mirëkuptimin dhe durimin tuaj që këto 2 muaj të mundohemi t’i tejkalojmë këto kushte. Ndërsa dua të ju siguroj se gjatë stinës së pranverës dhe zbutjen e kushteve klimatike, do të fillojmë edhe me riparimin e tërësishëm te rrjetit të ujit, dhe ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë”, shkruan Kasami.

    Ndryshe Kasami gjatë fushatës në zgjedhjet lokale, disa herë premtoi se me marrjen e mandatit si kryetar i komunës, do të bëjë ç’mos që qyetatarët pa ujë, pasi sipas tij t’i lësh qytetarët pa ujë në shekullin 21 është mëkat i madh. Ai tha se për katër vitet e ardhshme nëse zgjidhet si i pari i komunës, uji do të jetë prioritet dhe do kjo problematikë do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, edhe atë për katër vitet e ardhshme.

    Mungesa e ujit vazhdon t’i ndjek qytetarët e Tetovë, përkundër asaj se është investuar çdoherë nga secili kryetar paraprak. Nuk dihet sesa para janë harxhuar deri më tani për ndërtimin e ujësjellësit, por jozyrtarisht vlerësohet se janë shpenzuar mbi 10 milionë euro. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Profesionalizmi dhe puna e sinqertë gjithmonë është frymëzim dhe reflekton në rezultate të mira – profesoresha Teuta Halimi që kontribuon në krjijimin e vlerave të artit

    Lajmi i rradhës

    Shenjat që tregojnë se vuani nga ‘sëmundja e nxitimit’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë