KONKURSI PËR PRANIMIN E 600 POLICËVE | MPB nuk tregon numrin e kandidatëve shqiptarë!

    Ministria e Brendshme nuk tregon për numrin e kandidatëve shqiptarë që parashikohet të pranohen në konkursin e hapur për 600 policë.

    Në përgjigjen e MPB-së thuhet se gjatë punësimit duhet të ketë policë nga të gjitha etnitë, pa përcaktuar nëse përqindjet për shqiptarë janë ndarë, janë rritur ose zvogëluar falë përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

    “Gjatë punësimit në polici duhet të përfaqësohen në mënyrë adekuate qytetarë nga TË GJITHA PËRKATËSITË ETNIKE të cilët plotësojnë kriteret profesionale dhe kompetencat e parapara”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Do të punësohen policë në të gjithë sektorët, ndërsa numri më i madh i tyre janë paraparë në Shkup, Tetovë dhe në Shtip.

    Gjithashtu do të punësohen 170 policë në katër Qendrat rajonale për çështje kufitare në veri, perëndim, jug dhe lindje.

    Pas ndryshimeve, ligjore në këtë konkurs është përfshirë edhe kushti që kandidatët të mos jenë anëtarë të ndonjë partie politike dhe të mos ketë post në organet partiake.

    Sektori për Punë të Brendshme Shkup100
    Sektori për Punë të Brendshme Strumicë40
    Sektori për Punë të Brendshme Ohër40
    Sektori për Punë të Brendshme Manastir40
    Sektori për Punë të Brendshme Tetovë60
    Sektori për Punë të Brendshme Veles40
    Sektori për Punë të Brendshme Shtip70
    Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë40

    Ndërkohë Ministria e Brendshme heshtë mbi konkursin e brendshëm për pjesëtarë në njësinë speciale të anti-terrorit “Tigrat”.

    Në muajin prill kanë përfunduar filtrat përzgjedhëse, ndërsa akoma nuk dihet nëse në këtë njësit për herë të parë që nga formimi do të ketë edhe pjesëtarë shqiptarë ose jo.

    Paraprakisht zyrtarë të MPB-së kishin deklaruar se tek “Tigrat” dera do të jetë e hapur për të gjitha atë që plotësojnë standardet profesionale, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tre mjekët nga Struga nuk paraqiten në seancë gjyqësore, akuzohen për heqje të tre organeve me prerje cezariane

    Lajmi i rradhës

    Çmime tepër të larta nëpër marketet e Maqedonisë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë