KORRIDORI 8 | Aggeler: Kam besim se ndërtimi do të zhvillohet shpejtë dhe me sukses

    Në ditën e vënies së gurthemelit të korridorit 8-të që mundëson lidhje e autostradave Kumanovë – Shkup, Tetovë – Gostivari, Kërçovë – Strugë, më pas për të vazhduar deri në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ka folur edhe ambasadorja e ShBA në Shkup Angela Aggeler, raporton Nistori.

    Ajo tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për rajonin, por edhe për ShBA-të. Aggeler tha se Korridori 8 është investim në ardhmërinë e vendit dhe rajonit.

    “Ky është më tepër se sa një investim i thjesht në rrugët e Maqedonisë së Veriut, ky është investim në ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendeve të lidhura me Korridorin 8 dhe më gjerë. Kam besim se ndërtimi do të zhvillohet shpejtë dhe me sukses, duke afruar njerëzit e këtij rajoni më afër njëri-tjetrit”, tha mes tjerash Aggeler”, shtoi ambasadorja.

    Fjalë rasti morën edhe kreu i BDI Ali Ahmeti, kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Artan Grubi, kreu i ASh-së Arben Taravari, ministri Bllagoj Boçvarski dhe Ejup Ristemi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KORRIDORI 8 | Kovaçevski: Me këtë projekt, RMV po bëhet udhëkryq në Ballkan

    Lajmi i rradhës

    Dështoi gjyqi ndaj Zhan Mitrev, ai u prit me pankarta nga protestuesit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë