KORRIDORI 8 | Taravari: Shpresoj që sa më shpejtë ta përdorim autostradën Tetovë – Gostivar

    Në ditën e vënies së gurthemelit të korridorit 8-të që mundëson lidhje e autostradave Kumanovë – Shkup, Tetovë – Gostivari, Kërçovë – Strugë, më pas për të vazhduar deri në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ka folur edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, raporton Nistori.

    Taravari shpreson që autostrada Tetovë – Gostivar të ndërtohet sa më shpejtë, duke marrë parasysh se në këtë rrugë kalojnë rreth 12 mijë vetura.

    “Një thënie thotë një shtet është i zhvilluar sa ka rrugë, apo një gjë tjetër, mbretëresha e komunikimit janë rrugët. Nisur nga kjo, kjo është shumë e rëndësishme për rajonin por edhe për RMV-në”, tha mes tjerash Taravari.

    Fjalë rasti morën edhe kryeministri Kovaçevski, ambasadorja e Shteteve të bashkuara Angela Aggeler, zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Artan Grubi, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ministri Bllagoj Boçvarski dhe Ejup Ristemi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Oferta marramendëse, si Al Hilal po tenton të “rrëmbejë” Leo Mesin

    Lajmi i rradhës

    KORRIDORI 8 | Ahmeti: Të lidhësh me ura e brigje një Ballkan të tërë, është punë e ndritshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë