“Korrupsioni në RMV, epiqendrën e ka në Qeveri”

    Përveç dështimit të ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve edhe korrupsioni i thellë është pengesë për integrimin evropian të vendit, theksoi ish ambasadori Llazar Elenovski në intervistë për Alsat. Sipas tij, se epiqendra e korrupsionit është qeveria dëshmon edhe lista e zezë amerikanë ku së fundmi u përfshinë ish zv/kryeministri i qeverisë Koço Angjushev, kreu i Strugës Ramiz Merko por edhe proceset gjyqësore që zhvillohen ndaj dy ish sekretarëve të përgjithshëm të qeverisë.

    “Qeveria është epiqendra e korrupsionit në vend. SHBA-ja i vendosi në listën e zezë ish zv/kryeministrin e kësaj qeverie, një kryetar të komunës, njeri shumë i fuqishëm në strukturën e BDI-së në 20 vitet e kaluara, të kesh dy sekretarët gjeneralë në gjyq…SHBA-ja paralajmëroi zgjerimin e listës së zezë por nga ana tjetër ku është reagimi i institucioneve apo i qeverisë?, theksoi ish ambasadori Llazar Elenovski në intervistë për Alsat.

    Cili është ilaçi që të zgjohen institucionet në vend?

    “Puna është se kjo qeveri i ka humb të gjitha vlerat dhe është e paaftë, e korruptuar dhe duhet të ndërrohet. Maqedonisë i duhet një shpresë e re dhe i duhet një qeveri stabile me kapacitete demokratike dhe reformiste, ne s’kemi parë reforma këto vite”, theksoi ish ambasadori Llazar Elenovski në intervistë për Alsat.

    Duke i komentuar zgjedhjet e ardhshme, Elenovski tha se ashtu sikurse “fronti evropian” edhe opozita duhet të bashkohet në një koalicion parazgjedhor me një platformë të përbashkët. Ish diplomati Elenovski, emri i të cilit lakohej për president konsensual në vitin 2019, tha se Stevo Pendarovski ishte kandidat i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së, por jo konsensual. Sa i përket propozimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi për kryeministër teknik, Elenovski tha se është simbolikë e mirë, por premtim parazgjedhor i BDI-së me të cilin fitoi zgjedhjet e kaluara ishte kryeministri politik shqiptar dhe jo teknik. 

    Lajmi Paraprak

    RMV ka rënie të madhe të mbështetjes për anëtarësim në BE

    Lajmi i rradhës

    Gjithçka duhet të dini për kolesterolin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë