Korrupsioni është problem serioz për Maqedoninë e Veriut dhe vendet në rajon. Ekspertët për luftimin e këtij fenomeni besojnë se korrupsioni është i pranishëm në prokurimin publik. Vendet e Ballkanit, në Ohër morën udhërrëfyes rajonal për luftën kundër korrupsionit dhe rrjedhave të paligjshme financiare. Nevojitet azhurnimi i të dhënave në lidhje me raportimin e statusit të pronës, reforma të institucioneve për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dhe krijimi i një rrjeti të specializuar të prokurorëve dhe një njësie të inteligjencës financiare për të rritur konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
“Të forcohen masat anti-korrupsion në prokurimin publik dhe gjithashtu do të zhvillohen mundësitë, dhe kapacitetet e vlerësimit të rreziqeve kumndër korrupsionit.” Mbikëqyrja dhe monitorimi i prokurimit publik duhet gjithashtu të forcohen, për të zvogëluar rreziqet e korrupsionit. “- deklaroi Virxhinia Abajo-Markez – Këshilltare Rajonale për Anti-Korrupsion dhe Kthimin e Pronave në Ballkanin Perëndimor
“Ata në të vërtetë mundësojnë krimin e organizuar, varfërinë dhe minojnë demokracinë.” “Kjo duhet të na mundësojë të qëndrojmë në rrugën e duhur dhe të kemi një drejtim të qartë se ku dhe si të lëvizim, në mënyrë që të trajtojmë korrupsionin në prokurimin publik, dhe fitimi i pronës së paligjshme”- pohoi Rejçel Gallovej- Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar.
Për politikanët vendorë, lufta po shkon mirë dhe është bërë shumë deri më tani.
“Lufta kundër korrupsionit është një nga përparësitë kryesore të kësaj qeverie në këtë mandat, dhe është në krye të përparësive dhe programit të punës së qeverisë, veçanërisht për vitin 2021, dhe për konceptin tonë aksioni 21, sjellja e standardeve evropiane në shtëpi”- tha Ljupço Nikollovski, Zëvendës Kryeministër për Luftën kundër Korrupsionit .
“Nëse shikojmë shumëllojshmërinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha format e tij, si dhe pozicionin e tyre në nivelet e larta të shoqërisë, bëhet e qartë pse ky devijim shoqëror është kaq i përhapur, përfshirë edhe institucionet e persekutimit dhe gjykatat, me çka më tej lufta kundër këtij fenomeni bëhet më e ndërlikuar. Ky është një problem shoqëror, që nuk zgjidhet brenda ditës. Problemi është sistematik dhe duhet kohë për ta zgjidhur atë”- deklaroi Bojan Mariçiq- Ministër i Drejtësisë
Ky rrjet do të përqendrohet gjithashtu në trafikimin e parave, pastrimin e parave përmes sektorëve të pasurive të patundshme dhe sporteve. /Alsat M/