Nuk ka përgjegjësi institucionale për mazutin e dëmshëm

    Qeveria deri më tani nuk ka gjetur asnjë përgjegjësi në Institucionet shtetërore për mazutin e kontestueshëm që e ndoti mjedisin. Nga zyra e Zëvendëskryeministrit Ljupço Nikollovski, i cili udhëhoqi hetimet dhe paralajmëroi përgjegjësi për të gjithë ata që bënë gabim, tani thotë se gjithçka që ata mblodhën si informacion u dërgua në Prokurorinë Publike dhe i ngrenë supet për përgjegjësinë institucionale.

    “Pas detyrave të caktuara të qeverisë, të gjitha institucionet kompetente me kohë, brenda afateve të dhëna, dorëzuan informacione, secili në përputhje me kompetencat”

    Për dallim nga qeveria, OJQ-të fajësojnë Drejtorinë e Doganave dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, si përgjegjës për kontrollimin e çdo dërgese që hyn në vend, veçanërisht karburantet.

    Përndryshe, inspektorati i tregut е gjobiti me 10 mijë euro kompaninë “Eurotim” e cila solli mazutin kontestues, ndërsa personi përgjegjës në kompani mori gjobë prej 3,000 euro. Kompania u gjobit për shkak të vlerave më të larta të ujit dhe parametrave të sedimenteve dhe përmbajtjes së hirit, që e ka pranuar vetë.

    “Është sjellë vendim me të cilin personi juridik është urdhëruar t’i eliminojë mospërputhjet te produkti i kontrolluar ” mazut” dhe u caktua një afat prej 15 ditësh për të vepruar sipas urdhrit”

    Komisioni Rregullator i Energjetikës ende nuk ka vendosur nëse do t’i merr apo jo licencat e katër kompanive të naftës. Vendimin thonë se do të publikojnë javën e ardhshme. Momentalisht shqyrtohen argumentet e ndërmarrjeve RKM, Supertrade, Pertinax nga Shkupi dhe Li-Oil nga Kavadari, ndërsa procedura për heqjen e licencës u hap për shkak se ato nuk kishin rezerva operacionale të mazutit. Ambientalistët presin mbylljen e kompanive që e ndotin mjedisin me vetëdije.

    Lajmi Paraprak

    Mësimdhënësit e pavaksinuar rrezikojnë fillimin e mësimit në shtator

    Lajmi i rradhës

    Korrupsioni, problem serioz për Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë