Korrupsioni “vlon”, i pranishëm në masë të madhe

    Në Ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit qytetarët thonë se sistemi është i mbytur në ryshfet. Një pjesë e tyre ankohen se kanë qenë të detyruar të japin ryshfet për të marrë një shërbim në institucione shtetërore, e disa thonë se njohin dikë të cilit i kanë kërkuar ryshfet në shëndetësinë publike. Për këtë plagë të shoqërisë, sipas tyre do të duhen gjenerata të tëra për ta larguar.

    “Sa të duash, ka korrupsion në të gjitha institucionet janë të ngopura me korrupsion. Përse është i përhapur kaq shumë? Niveli i ulët i arsimimit dhe edukimit të qytetarëve dhe mosbesimi në sistem ku duhet të paraqitet korrupsioni dhe në fund mbeten pa përgjigje pozitive”.

    “Nuk kam pasur por, e di të tjerët që kanë pasur. Për shembull? Nuk do të doja të them detaje!”.

    “Sa të duash, kudo! Juve personalisht a ju ka kërkuar dikush mito për tu kryer punë? Jo se unë kisha lidhej gjithkund. A është mirë kjo për shoqërinë? JO nuk është mirë, keq për ata që nuk mund të paguajnë”.

    “Si nuk ka? Juve personalisht a ju ka kërkuar dikush mito? Mua jo, por ka… Kudo ka korrupsion të vogël dhe të madh”.

    “Po ka, goxha shumë! Ka korrupsion në shëndetësi e kudo! A keni pasur eksperiencë personale? Po në një kohë për operacion të babait tim më kanë kërkuar. Si përmirësohemi? Të vij dikush me kamxhik të na drejtoj!”.

    Se korrupsioni vlon në vend, tregojnë edhe statistikat. Çdo të tretit qytetar i është kërkuar ryshfet, kurse çdo i katërti ka dhënë ryshfet, tregon studimi i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Duke iu referuar këtyre të dhënave rreth gjysmë milioni qytetarë iu është kërkuar ryshfet vitin e fundit, ndërsa rreth 380 mijë qytetarë kanë dhënë ryshfet.

    “Qytetarët i perceptojnë ministrat, deputetët, liderët e partive politike dhe gjykatësit si profesionet më të korruptuara dhe institucionet më të korruptuara i cilësojnë qeverinë, gjykatat dhe kuvendin. Atje duhet të nis lufta kundër korrupsionit”, thonë nga Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

    Sipas studimit ndër format më të përhapura të korrupsionit janë ato të imëta, si në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Por, nuk mbeten të paprekur edhe ryshfetet në polici dhe pushtetin lokal, e sidomos në lejet e ndërtimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjashtë ambulanca do të ndërtohen në spitalin e Tetovës me paratë e Lazim Destanit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Serbia po kryen spastrim etnik në Luginë të Preshevës, nëpërmjet pasivizimit të adresave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë