Kosova konsumon energji tri herë më shumë se mesatarja e Europës

    Foto ilustruese

    Intensiteti i konsumit të energjisë elektrike në Kosovës është tri herë më shumë se mesatarja e Evropës.

    Kështu ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit Menaxhues në Fondin e Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (FKEE), Naim Bujupi.

    “Në bazë të studimeve dhe vlerësime thuhet se intensiteti i konsumit të energjisë ne e kemi tri herë më shumë se mesatarja e Evropës”, tha Bujupi.

    Ai tregoi se nëse konsumi i energjisë ne vend krahasohet me vendet e rajonit, atëherë Kosovës e ka një mesatare prej 25% më shumë.

    Bujupi tregoi se Kosova harxhon rrymë më shumë, pasi shtëpitë në vend nuk janë të izoluara.

    “Nuk ka performancë të mirë energjetike të ndërtesave në përgjithësi, sidomos të sektorit rezidencial”, tha ai duke shtuar se Kosova është e detyruar të ndërmarr masa në sektorin rezidencial.

    Diçka e tillë ai ka thënë se duhet të ndodh pasi ndryshe nuk mund të arrihen objektivat që janë të synuara të realizohen në bazë të Draftit e Strategjisë së Energjisë për vitet 2022-2031, që u publikua me 7 qershor të këtij viti nga Qeveria e Kosovës.

    Bujupi e cilësoi si të detyrueshme për shtetin që të ndërmarr veprime në drejtim të ndërtesave rezidenciale./Kallxo/

    Lajmi Paraprak

    Lewandowski te Barcelona, por kush te Bayerni?

    Lajmi i rradhës

    Bashkimi Europian ul parashikimin e rritjes ekonomike: Inflacioni “shpërthen”!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë