Lewandowski te Barcelona, por kush te Bayerni?

    Bayern Munichu e di se nuk mund ta mbajë Robert Lewandowskin kundër dëshirës së tij në klub dhe po përgatitet ta shesë te Barcelona.

    Sulmuesi polak tashmë është dakorduar me kushtet e ofruara prej gjigantit katalunas dhe në ditët në vijim do të kalojë në radhët e tyre.

    Barcelona do të paguajë 40 milionë euro për kartonin e Lewandowskit, por kë do ta transferojnë Bavarezët?

    Harry Kane është prioriteti i tyre dhe do të synojnë ta bindin atë që të largohet nga Tottenhami, raporton Kicker.

    Por, nëse nuk e arrijnë anglezin, atëherë Cristiano Ronaldo është opsioni i tyre i dytë.

    Portugezi tashmë ka bërë të ditur se e dëshiron largimin nga Manchester United edhe pse Bavarezët e mohuan një kalim të tij para pak ditësh në Allianz Arena.

    Mirëpo, me largimin e Lewandowskit, Kane apo Ronaldo mund të përfundojnë te Bayerni, me portugezin që thuhet se do ta ulë pagën e tij prej mbi 500 mijë eurosh në javë.

    Lajmi Paraprak

    Ukraina dënon dekretin e Putinit për shtetësinë ruse

    Lajmi i rradhës

    Kosova konsumon energji tri herë më shumë se mesatarja e Europës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë