90.8% e të anketuarve në Kosovë mendojnë se duhet të ketë Vetting në sistemin e Drejtësisë

    Vettingu është një proces hetimi për tu siguruar që një person është i përshtatshëm për një punë të caktuar. Integriteti i këtij personi mund të bëhet duke ia vlerësuar të kaluarën, pasurinë, lidhjet eventuale me politikën, grupet e interesit etj. Për një kohë të gjatë është përfolur për një vetting në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë me qëllim të hetimit të parregullsive të ndryshme që ekzistojnë në këtë sistem. Qytetarët e Kosovës e shohin si të nevojshëm një proces të tillë. Këtë e dëshmon edhe hulumtimi i fundit i realizuar nga Pyper, ku 90.8% e qytetarëve të anketuar mendojnë se duhet të ketë vetting në Sistemin e Drejtësisë.

    Një pjesë e madhe e qytetarëve (69%) nuk kanë besim në Sistemin e Drejtësisë dhe gjithashtu nuk besojnë në integritetin e gjyqtarëve (73.2%) dhe as të prokurorëve (71.6%)

    Të pyetur se çka presin të ndodh pas vettingut, të anketuarit u përgjigjën si në vijim:

    Për më shumë, 80% e qytetarëve të anketuar mendojnë se pas vettingut do të rritet besueshmëria në sistemin e drejtësisë.

    Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 916 persona anembanë Kosovës.

    Merrni edhe ju pjesë në hulumtimet e ardhshme të Pyper duke shkarkuar aplikacionin Pyper

    Lajmi Paraprak

    Një orë vrap apo ecje, shton shtatë orë jetë

    Lajmi i rradhës

    Ibraimi: Ka indikacione se ndikimi rus do të vazhdojë në Ballkan, pavarësisht të luftës në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë