Kuvendi i Kosovës diskuton për rrymën në seancë të jashtëzakonshme

    Kuvendi i Kosovës po mban të mërkurën seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë elektrike.

    Departamenti për Tarifa në ZRRE ka thënë të martën, 8 shkurt, se rritjen e çmimit në fatura do të vërejnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat për orë brenda muajit.

    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij ka kërkuar mbajtjen e seancës, duke e konsideruar vendimin e ZRRE-së si diskriminues dhe politik.

    Ai ka kritikuar mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në seancë – parti në pushtet – duke thënë se ata janë duke injoruar diskutimin në këtë temë.

    “Ky vendim nuk është i pavarur. Ky vendim ka qenë në sinkronizim të plotë mes Qeverisë së Kosovës dhe ZRRE-së”, ka thënë Tahiri.

    Ndërkohë në sallë janë parë deputetë të LVV-së.

    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk kanë qenë të njoftuar për mbajtjen e kësaj seance.

    Tahiri ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk janë informuar në mënyrë të qartë lidhur me rritjen e çmimeve të rrymës.

    Ai është zotuar se do të shfrytëzohen të gjithë mekanizmat për të ndalur këtë rritje.

    Krasniqi: ZRRE ndau qytetarët në subjekte të pabarabarta

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka konsideruar vendimin e ZRRE-së si agjendë të Qeverisë Kurti.

    “Kjo Zyrë nuk mori vendim të pavarur, por vetëm e vulosi një vendim politik, të propozuar në kurriz të qytetarëve nga mazhoranca e këtij Kuvendi, që sot ik edhe prej debatit”.

    Krasniqi ka thënë se ZRRE – përmes vendimit të saj – ka ndarë qytetarët në subjekte të pabarabarta.

    Përveç anulimit të vendimit për tarifat e reja, Krasniqi ka kërkuar edhe shkarkimin e anëtarëve të bordit të ZRRE-së.

    Bajrami: Kujt po i subvencionohet energjia elektrike?

    Hykmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka pretenduar se me taksat e qytetarëve, Qeveria ka vendosur të paguajë rrymën për bizneset.

    “Kujt po i subvencionohet energjia elektrike? Qendrave tregtare, pompave të benzinës, cilave biznese?”

    Ajo ka kërkuar nga Qeveria që të publikohet lista se cilat janë bizneset që përfitojnë më së shumti nga ky subvencionim.

    Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar më shumë sqarime nga Qeveria lidhur me subvencionet.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën para mbledhjes së Qeverisë se ekzekutivi ka rritur shumën e subvencioneve deri në 100 milionë euro për të lehtësuar situatën.

    Sipas tij, subvencionimi i plotë i importit të energjisë është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit.

    Subvencionet e Qeverisë do të shfrytëzohen për një periudhë njëvjeçare.

    Kusari-Lila: Nuk ka vend në rajon dhe Evropë pa çmim të rritur të rrymës

    Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se vendimet e gabuara në sektorin e energjisë kanë rezultuar me këtë situatë.

    “Sikur në Kosovë të kishte kapacitete gjeneruese më të mëdha, sot nuk do të kishte nevojë fare për këtë rritje. Sikurse në Kosovë të ishin vetëm edhe 300 megavat më shumë, të instaluar mirëfilli për prodhim të energjisë elektrike, nuk do të kishte nevojë të bënim një reflektim që e bëjmë sot”.

    Kusari-Lila ka pretenduar se aktualisht nuk ka vend në rajon apo Evropë që nuk ka çmime të rritura të rrymës.

    Kurti: Çmimet e importit kanë qenë deri në shtatë herë më të shtrenjta

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën, 9 shkurt, se gjatë muajve të dimrit, Kosova ka importuar 40 për qind të energjisë elektrike.

    Sipas tij, çmimet e importit kanë qenë deri në shtatë herë më të shtrenjta sesa zakonisht dhe se në “kriza energjetike, sikurse në çdo krizë tjetër, nuk ka zgjidhje ideale”.

    “Në ballafaqim me kriza nuk mund të kërkohet një situatë si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për tejkalimin sa më shpejtë prej krizës për sa më shumë prej jush”.

    Kurti ka thënë se çmimet e importit të energjisë nuk pritet të ulen, andaj ka bërë thirrje për përdorim racional.

    Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat për orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

    Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

    Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me 9 shkurt dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023.

    Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.

    Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

    Për bizneset nuk do të ketë blloqe tarifore.

    Muajve të fundit, Kosova është futur në krizë energjetike, si pasojë e krizës së ngjashme që ka përfshirë Evropën.

    Kriza në Evropë është thelluar kah mesi i vitit 2021, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

    Kjo ka bërë që Kosovës t’i rriten çmimet e importit.

    Kosova nuk mund t’i përballojë e vetme kërkesat – kryesisht për shkak të vjetërsisë së termocentraleve që ka. /REL/

    Lajmi Paraprak

    SPOGjSh: Rritja e pagës minimale nënvlerëson puntorët e qeverisë

    Lajmi i rradhës

    RRËFIMI I PENSIONISTIT – dikur kishte tre Ferrari dhe bënte jetë luksoze – sot fle në veturë dhe nuk ka as letërnjoftim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë