SPOGjSh: Rritja e pagës minimale nënvlerëson puntorët e qeverisë

    Sindikata e Punëtorëve e administratës dhe organeve gjyqësore (SPOGjSh) e RMV kanë reaguar ndaj rritjes së pagës minimale duke e cilësuar si vendim historik të Qeverisë, ku për herë të parë punëtorët administrativ që deri më tani ishin pak mbi pagën minimale do të marrin pagën minimale.

    “Me rritjen e pagës minimale dhe në pamundësi për të rritur pagat tjera, do të arrihet ajo që kishte parashikuar sindikata, kolpas në sistem e pagave në administratë dhe gjyqësor. Nuk mund ta kuptojmë mos njohurinë e Qeverisë, për mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së pagave për punëtorët e vet”, thonë nga SPOGjSh

    SPOGjSh thekson se me këtë vendim Qeveria i nënvlerëson punonjësit e vet, duke rritur pagën minimale për 120 për qind ndërsa pagat në administratë dhe gjyqësor nga 2012 janë rritur vetë 9 për qind.

    Ndryshe, SPOGjSh theksuan se deri më tani ka pasur rritje të pagave në disa sektorë përpos në administratë dhe gjyqësor që asnjëherë nuk ka pasur rritje.

    Lajmi Paraprak

    Nuk jepen shtetësi të Maqedonisë, ASK bën kontrolle të rrepta

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi i Kosovës diskuton për rrymën në seancë të jashtëzakonshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë