Partia Vetëvendosje e drejtuar nga Kurti synon të forcohet tutje

    LVV-ja synon t’i forcojë strukturat përmes zgjedhjeve e brendshme, analistët paralajmërojnë pakënaqësi brenda partisë që është në qeverisje.

    Strukturat e Vetëvendosjes, të cilat kryetari i saj Albin Kurti i bëri përgjegjëse për humbjen e zgjedhjeve lokale, do të ndryshohen.

    Kjo do të ndodh pasi që partia që drejton me qeverisjen e vendit ka nisur zgjedhjet e brendshme.

    Por ky proces nuk po vlerësohet aspak i lehtë nga njohës të zhvillimeve politike.

    Artan Muhaxheri këto zgjedhje i quan si test të madh për Kurtin dhe vizionin e tij për të ardhmen e Vetëvendosjes.

    “Jam i siguritë se do të ketë pakënaqësi të mëdha në këtë proces. Por gjëja kryesore është se sa do të arrijë kryeministri Kurti ta profilizojë Vetëvendosjen edhe në aspektin ideologjik edhe në atë konceptual. Opozita dhe qeverisja janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme dhe LVV duhet t’i përshtatet realitetit të ri si parti”, deklaroi Muhaxheri për RTV Dukagjinin.

    Ai nuk mendon se Kurti do të ketë kundërkandidatë për kryetarë të LVV-së.

    Zgjedhjet e brendshme në partinë më të madhe në vend i vlerëson si sfiduese edhe opinionisti Rasim Alija.

    Ai mendon se në këtë proces LVV do t’i kushtojë më shumë rëndësi forcimit të strukturave lokale.

    “LVV medoemos do ta synojë krijimin e figurave të forta lokale që të mund të sfidojë kandidatët e partive tjera në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen pas katër viteve”, deklaroi Alija.

    Fuqizimi i strukturave është qëllimi kryesorë që LVV synon nga këto zgjedhje.

    Alim Rama thotë se në çdo proces zgjedhor ka të pakënaqur.

    “Në një proces zgjedhorë kur nga 10 veta zgjedhet vetëm një, sigurisht se do të ketë të pakënaqur. Megjithatë ne presim që nga këto zgjedhje të dalim edhe më të fortë dhe shumë më mirë të organizuar”, deklaroi Rama.

    Në 30 qendra të LVV-së në Kosovë, anëtares e saj do të kenë mundësi të zgjedhin kryesitë dhe kryetarët e pikave në fshatra e lagje.

    LVV në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte fituar mbi 50% të votave, por tetë muaj më pas, kjo parti në zgjedhje lokale nuk arriti të fitojë më shumë se 4 komuna. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    A mund të shikojnë fëmijët filma horror?

    Lajmi i rradhës

    Ndihma prej 16 eurosh në RMV, e papërfillshme përballë rritjes së çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë