Situata jashtë Kuvendit të Kosovës përmes fotografive

    Policia përdori gaz lotsjellës pasi disa protestues hodhën mjete piroteknike drejt Kuvendit mbrëmjen e 5 tetorit. Pamje nga Prishtina, ku kërkesat për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale u shoqëruan me tensione, rrugë të bllokuara dhe zjarre.


    Policia përdori gaz lotsjellës jashtë Kuvendit të Kosovës mbrëmjen e 5 tetorit, pasi disa protestues hodhën mjete piroteknike drejt ndërtesës.
    1Policia përdori gaz lotsjellës jashtë Kuvendit të Kosovës mbrëmjen e 5 tetorit, pasi disa protestues hodhën mjete piroteknike drejt ndërtesës.
    Protestuesit kërkonin miratimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.
    2Protestuesit kërkonin miratimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.
    Tensionet mes protestuesve dhe policisë vazhduan për disa orë në rrugët pranë Kuvendit në Prishtinë.
    3Tensionet mes protestuesve dhe policisë vazhduan për disa orë në rrugët pranë Kuvendit në Prishtinë.
    Policia kishte formuar një kordon pranë ndërtesës, ndërsa në rrugë u panë edhe njësitë speciale.
    4Policia kishte formuar një kordon pranë ndërtesës, ndërsa në rrugë u panë edhe njësitë speciale
    Rruga kryesore pranë Kuvendit u bllokua. Policia tha se përdori gaz lotsjellës për të mundësuar largimin e zyrtarëve dhe për ta vënë situatën nën kontroll.
    5Rruga kryesore pranë Kuvendit u bllokua. Policia tha se përdori gaz lotsjellës për të mundësuar largimin e zyrtarëve dhe për ta vënë situatën nën kontroll.
    Sipas policisë, një grup protestuesish pengoi daljen e deputetëve dhe zyrtarëve, duke detyruar disa prej tyre të ktheheshin brenda Kuvendit.
    6Sipas policisë, një grup protestuesish pengoi daljen e deputetëve dhe zyrtarëve, duke detyruar disa prej tyre të ktheheshin brenda Kuvendit.
    Gjatë protestës u dogjën kontejnerë mbeturinash dhe u ndezën zjarre në rrugë, sipas policisë, e cila raportoi dëme materiale.
    7Gjatë protestës u dogjën kontejnerë mbeturinash dhe u ndezën zjarre në rrugë, sipas policisë, e cila raportoi dëme materiale.
    Gjatë përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë protesuesit sa më larg ndërtesës së Kuvendit, protestuesit hodhën shishe qelqi dhe mjete piroteknike në drejtim të tyre.
    8Gjatë përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë protesuesit sa më larg ndërtesës së Kuvendit, protestuesit hodhën shishe qelqi dhe mjete piroteknike në drejtim të tyre. REL
    Lajmi Paraprak

    Prokuroria konteston ekspertizën për terapitë në “Onkologjia”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë