KOSTOJA MË E MADHE SE PAGAT / Shporta nuk pasqyron harxhimet reale në RMV

    Edhe një pagë minimale së bashku me një pagë mesatare prej afër 57 mijë denarë vështirë së janë të mjaftueshme për një jetesë të dinjitetshme për një familje me katër anëtarë. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se një familje i nevojiten së paku dy paga mesatare me qëllim që të mbulojë harxhimet mujore.

    “Sipas përllogaritjeve tona, ju mezi mund të mbijetoni me një pagë mesatare dhe një pagë minimale, duke marrë parasysh që të dy prindërit punojnë dhe kanë 2 fëmijë. Familjet me 3 ose më shumë fëmijë jetojnë në forma të rënda varfërie. Nga ana tjetër, nëse të dy prindërit marrin nga 2 paga minimale, nuk mund të mbijetojnë, thotë Ivan Peshevski nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

    Nga ana tjetër, shporta e konsumit për muajin tetor arrin në afër 46 mijë denarë. Por Sindikatat besojnë se të dhënat e vendosura në përllogaritjet për një jetë më të mirë janë të vjetra gati 15-vjeçare, ku janë marrë parasysh shpenzimet e një familjeje pa makinë dhe shpenzime tjera. Kjo është arsyeja pse po punohet për një metodologji të re.

    “Kur filluam llogaritjen e shportës, bileta për në teatër ishte luks, pasta e dhëmbëve ishte luks, vitaminat ishin luks. Tani në të njëjtën shportë prej afër 50 mijë denarë nuk merret parasysh që dikush paguan kredi, banon me qera, pra e kam fjalën për një familje me 4 persona që jeton në një apartament me sipërfaqe më pak se 50 metra katrorë, me dy fëmijë, pra kjo familje ka vetëm diazepam dhe analgin, vetëm një copë veshje verore dhe dimërore në vit, dhe ushqime dhe pije në vlerë prej 20.000 denarë, që do të thotë se një rrogë tashmë shpenzohet për produktet bazë për mbijetesë”, thotë Peshevski.

    Sipas Peshevskit, shumica e punëtorëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, gjegjësisht rreth 100 deri në 150 denarë në ditë dhe thekson se ndonëse statistikisht janë rritur pagat vitet e fundit, qytetarët dhe punëtorët po e humbin fuqinë blerëse.

    Nga Sindikatat thonë se të dhënat e vendosura në llogaritjet për një jetë me dinjitet, janë të vjetra gati 15-vjet. “Në atë kohë janë marrë parasysh shpenzimet e një familjeje pa makinë dhe pa telefon dhe internet. Andaj edhe kjo është arsyeja pse po punohet për një metodologji të re. Për më tepër, në përllogaritjet janë marrë parasysh familjet që banojnë në një apartament 50 metra katrorë dhe nuk kanë makinë. Tashmë nuk ka familje pa makinë dhe prandaj metodologjia e re do të përfshijë edhe karburantin për transport, biletë kinemaje, ndërsa për shëndetin janë marrë parasysh vetëm disa ilaçe të vjetra kur jemi të sëmurë. Tani edhe kjo do të ndryshojë”, thonë nga LSM. Sindikatat më të vjetra dhe më të mëdha në vend thonë se po rritet numri i qytetarëve që ankohen se nuk mbijetohet as me pagë minimale, e as me pagë mesatare, por edhe me dy paga minimale.

    Gjithashtu, sindikalistët vlerësojnë se është dëshpërues fakti që është rritur nga 25 mijë në 120 mijë numri i punonjësve që marrin paga minimale, që nuk është një tregues i mirë për shtetin, andaj punonjësit janë të detyruar të punojnë në mënyrë shtesë për shkak se pagat nuk ju mbulojnë harxhimet e shportës konsumatore.
    Në periudhën e kaluar një numër i madh punonjësish në institucionet shtetërore ishin në rrugë, duke protestuar për paga dinjitoze, të pakënaqur edhe me rritjen e fundit të pagës në shtator prej 10 për qind. Vlerësimet e tyre janë se punonjësit në punën e shtetit marrin paga që janë më afër pagës minimale sesa paga mesatare në vend, andaj kërkojnë rritje prej 30 për qind të pagave. Nga ana tjetër pushteti shpjegon se rritja e paralajmëruar e pagës minimale nga marsi i vitit 2024 nuk do të rrisë menjëherë pagat e tjera.

    Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, sqaron se harmonizimi i pagave të tjera me pagën minimale do të bëhet, por nga marsi i vitit 2025.

    “Do të shohim nëse harmonizimi në mars do të realizohet , sepse nënshkrimi i marrëveshjes së përgjithshme kolektive nënkuptonte vendosjen e një metodologjie të re. Pas 10 për qind në shtator që morën të gjithë punonjësit në sektorin publik, në shtator 2024 do të ketë një rregullim tjetër të pagave dhe në mars 2025 do të fillojmë me llogaritjen e re të pagave, pra një koeficient shumëzuar me një pagë mesatare”, thekson ministrja Trençevska.

    Qeveria njoftoi se në mars të vitit të ardhshëm paga minimale do të rritet në 22.500 denarë, ndërsa pritshmëritë ishin që në përputhje me kontratat tashmë të nënshkruara, të bëhet korrigjim me të çilin do të rriten edhe pagat tjera. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Nëse jo Real Madridi, Arsenali shihet si klubi më i preferuar nga Mbappe

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët nuk trajnohen | Vetëm 0.7% kanë kryer një trajnim profesional

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë