Kovaçevski do të pranojë takim liderësh për tema strategjike, por jo për zgjedhje të parakohshme

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të pranojë takim liderësh për tema strategjike por jo për zgjedhje të parakohshme. Ky është qëndrimi i tij, tashmë që kanë mbetur edhe 2 ditë nga hyrja në fuqi e vendimin të opozitës për bllokim aktiv të Kuvendit. Kryeministri thotë se puna e Kuvendit nuk mund të dirigjohet nga takimet e liderëve.

    “Takim liderësh mundet të ketë megjithatë për çështje që janë strategjike, për çështje që nënkuptojnë jetë më të mirë të qytetarëve, që do të jenë për menaxhimin e krizës energjetike. E shohim se kryetari i partisë opozita numëron si në ndonjë film të keq aksion, 5 ditë, 4 ditë, 3 ditë, etj., por takim liderësh që bazohet në shantazhe, në kërcënime, nuk do të ketë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër

    VMRO-DPMNE-ja i bën thirrje kryeministrit të pranojë zgjedhje të parakohshme dhe të punojnë bashkë për tejkalimin e krizave.

    “Kovaçevski nuk duhet ta dëgjojë Zaevin… dhe të pranojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga data e marrëveshjes deri në datën e mbajtjes së zgjedhjeve, VMRO-DPMNE ofron 4 ekipe ekspertësh të cilët do ta ndihmojnë vendin të përballet me pasojat e krizës. Vetëm me një qeveri të re të VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga ekspertë, njerëz të popullit, vendi do të dalë nga krizat në të cilat na zhytën LSDM dhe BDI”, thonë nga VMRO-DPMNE

    Nga 10 maji, VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar se do bllokojë në mënyrë aktive Kuvendin nëse nuk pranohet kërkesa për takim liderësh dhe zgjedhje të parakohshme. Bllokimit do t’i bashkohet edhe Lëvizja Besa por jo edhe Aleanca për Shqiptarët. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Një rekord që nuk mund ta thyejë askush vjen nga Nepali

    Lajmi i rradhës

    BDI akoma pa kryesi qendrore, por kush i merr vendimet në BDI?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë