BDI akoma pa kryesi qendrore, por kush i merr vendimet në BDI?!

    Partia shqiptare në pushtet BDI ende nuk ka kryesi qendrore. Për momentin integristët zyrtarisht në krye të partisë kanë vetëm liderin Ali Ahmetin.

    Pyetja është se kush i merr vendimet në parti, në këtë periudhë kur në vend ka zhvillime të reja dhe të rëndësishme. 

    Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërsa nga BDI thanë se zgjedhje do të ketë në vitin 2024. Aktuale është edhe tema për veton bullgare, ndërsa diskutohen edhe shumë projekte tjera.

    Por si mund të ketë debat brenda BDI-së për këto tema kur kjo parti nuk ka kryesi!?

    Shef i Kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi tha se BDI e ka të zgjedhur Këshillin e Përgjithshëm.

    “BDI e ka të zgjedhur Këshillin e Përgjithshëm si organi me i lartë midis dy kongreseve dhe anëtarët e kryesisë përzgjidhen nga kjo përbërje e këshillit e cila ne tërësi është funksionale dhe në veprim”, tha Artan Grubi, shef i Kabinetit të Ahmetit.

    Por a është demokratike dhe a mund të ketë pasoja vet partia nëse vendimet merren në këtë mënyrë? Grubi me përgjigje:

    “Të gjitha sondazhet flasin për përkrahje plebishitare për z. Ahmeti dhe BDI-në dhe kjo përkrahje është afirmim i politikave tona të drejta”, pohoi Artan Grubi, shef i Kabinetit të Ahmetit.

    Sipas analistit Arben Ratkoceri pothuajse të gjitha partitë shqiptare funksionojnë në bazë të liderit dhe se lideri është edhe kryesi edhe  kuvend, gjithçka.

    “Të gjitha petritët shqiptare funksionojnë në bazë të liderit. Lideri është kryesi, lideri është kuvend, lideri është kryetar. Kujtojmë edhe partitë tjetra shqiptare. Dua ta lidhi me çështjet kulturore më shumë se sa me çështjet terja sociale. Po filloj prej PS në Shqipëri, është Edi Rama dhe të tjerët ose te PD është Sali Bershia dhe të tjerët, Albin Kurti dhe të tjerët, sa ishte Hashim Thaçi dhe të tjerët. Pra BDI funksionon dhe ka funksionuar kështu deri më tani, edhe pse formalisht mblidhen organet e partisë në momente të caktuara të paktën për tu ruajtur njëfarë komunikimi apo nivel të demokracisë”, theksoi Arben Ratkoceri, analist. 

    Më herët në partinë e Ahmetit kishte edhe përplasje dhe mospajtime. E për këto më i zëshëm ishte Izet Mexhiti, që më pas ai bashkë me Blerim Bexhtein dhe disa anëtarë tjerë filluan të njihen si grupi i zjarrit.

    Por së fundmi edhe ky grup është në heshtje.

    Para zgjedhjeve lokale Mexhiti në një tubim në Çair tha se mund të kemi dallime, por sërish jemi bashkë.

    “Dikush i fërkoi duart nga plasaritjet nga fërkimet tona. Ne dimë të bëjmë edhe pozitën edhe opozitën, dimë të luftojmë edhe më njëri tjetrin, dimë të luftojmë koncepte por ama nuk lejojmë me Çairin të eksperimentohet”, deklaroi Izet Mexhiti, BDI.

    Brenda BDI-së ende janë në proces zgjedhjet e brendshme në 12 degë. Nga kongresin e fundit integristët filluan një proces tjetër të votimit dhe të zgjedhjes së organeve të brendshme partiake me parimin një anëtar – një  votë.

    Ejup Rrustemi, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor në BDI tha se regjistrimi i anëtarësisë do të mbyllet më 5 qershor dhe më pas të do zgjedhjen të gjitha organet partiake për këshillat vendor, për kryetar dhe anëtarë të degëve.  /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski do të pranojë takim liderësh për tema strategjike, por jo për zgjedhje të parakohshme

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Ohrit me 22 milionë euro borxh!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë