Kovaçevski: EMV do t’i përmbushë nevojat gjatë sezonit të ngrohjes

    Kapacitetet tona janë në fazë të përgatitjes në mënyrë që të kemi prodhim të sigurt të energjisë elektrike nga termoelektranat gjatë sezonit të ngrohjes, hidropotenciali është në 55 për qind nga kapaciteti apo 70 deri 80 për qind nga mesatarja gjatë10 viteve të shkuara dhe shfrytëzohet vetëm për mirëmbajtje të sistemit të sigurt dhe stabil në pjesën e shërbimeve sistematike dhe të balancuara, ndërsa në funksion e vendosëm edhe TEC “Negotinë”, e cila me vendim të Qeverisë tashmë i është ndarë EMV-së ndërsa si shoqatë aksionare i bashkangjitet SHA EMV-së, konfirmoi drejtori i përgjithshëm i SHA EMV-së, Vasko Kovaçevski.

    Ai konsideron se tërësisht do t’i përmbushin nevojat e furnizuesit universal EVN Houm, nevojat për humbjet në sistemin për elektrodistribuim dhe nevojave të MEPSO-s dhe porositi se të gjitha furnizimet e domosdoshme tashmë janë bërë me kohë dhe me çmime të volitshme. Për furnizim të mazutit deri më tani të dërguar, konfirmoi, janë shpenzuar rreth 25 milionlë euro, ndërsa për thëngjillim rreth 30 milionë euro.

    Për sezonin e ngrohjes, siç lajmëroi Kovaçevski, EMV do të furnizojë rreth 1,5 milionë tonë thëngjill nga importi, në fazë të dërgesës janë 30 mijë tonë mazut nga porti në Selanik për nevojat e TEC “Negotinë”, ka marrëveshje për furnizim të gjithsej 120 tonëve mazut të cilët janë siguruar, ndërkaq planifikohet në gusht të kumtohet konkursi për furnizim edhe të 200 mijë tonëve mazut për periudhën prej dhjetorit deri në prill. Çmimi mesatar për thëngjillin e furnizuar është prej 55 deri 62 euro për ton, ndërsa në bursë për momentin kushton prej 90 deri 120 euro për ton.

    Ai theksoi se REK “Bitola” për momentin punon me dy blloqe – blloku 1 dhe blloku 2, ndërsa për bllokun 3 tashmë është arritur marrëveshje për furnizim të transformuesit të ri dhe njëherit po riparohet edhe i vjetri. Pritet në tetor edhe blloku i tretë i REK “Bitola” të vihet në funksion.

    Paralelisht, shtoi ai, kompania po përgatitet të menaxhojë me energji ngrohëse në Qytetin e Shkupit.

    “SHA EMV me vendim të Qeverisë dhe me detyrim të KD tashmë formoi tre kompani të reja për prodhim, distribuim dhe furnizim me energji ngrohëse dhe presim për 15 ditë të përgatiten në mënyrë që të aplikojnë në konkursin publik dhe t’i marrim licencat dhe gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes të përballemi me sukses edhe me dërgesë të energjisë ngrohëse për konsumatorët e Qytetit të Shkupit”, theksoi Kovaçevski.

    Për atë, siç tha, do të duhet të bëhet marrja me qira e kapaciteteve të ngrohtoreve “Lindje” dhe “Perëndim” së bashku me ngrohtoren në “Gazi Babë” me të cilën për momentin menaxhon EMV-ja. Krahas kësaj, do të duhet të kyçet në punë edhe TE-TO në pjesën e energjisë ngrohëse të cilën e prodhon elektrana kogjenerative në mënyrë që të ketë konsum stabil të dërgesës së energjisë ngrohëse.

    Lajmi Paraprak

    “Qytetarët i pret një dimër i vështirë, për shkak të qeverisë së papërgjegjshme”

    Lajmi i rradhës

    Bllokohet hekurudha Shkup-Gjevgjeli | Protestojnë punonjësit e fabrikës “Kolska”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë