Kovaçevski: gabuam me disa partnerë të koalicionit, me çështjet etnike bënë biznes

    LSDM-ja zhvilloi tubimin qendror përmbyllës në Shkup. Dimitar Kovaçevski para qytetarëve dhe simpatizantëve tha se për 7 vite pushtet, LSDM-ja dëshmoi se si duhet dhe si mbrohet shteti.

    Ai gjithashtu tha LSDM-ja ka gabuar me disa partnerë të koalicionit pasi sipas tij, çështjet etnike i kanë kthyer në biznes.

    “Një pjesë e tyre e kaluan vijën e kuqe dhe çështjet etnike i bënë biznes. Një pjesë e partive shqiptare dhe disa maqedonase, nga çështjet etnike bën profesion, biznes dhe karriera personale. Kjo duhet të ndryshohet shpejt dhe menjëherë pas 8 majit”.

    “Jemi të vendosur t’i japim fund pasurimit personal, sendeve të sirtarëve dhe padrejtësive sistematike. Po të ishte, mjaftonte. Dhe jo më vonesa të vetingut. Kushdo që dëshiron të jetë komisioner të telefonojë, nuk do të ketë më vonesa në veting. Kushdo që dëshiron të jetë në një pozicion do të duhet të provojë se nga i ka ardhur prona, si e ka fituar atë, si ka mundur të blejë shtëpi dhe makina të shtrenjta nga paga e tij”.

    “Do të ketë veting për gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe për deputetët, ministrat, drejtorët dhe drejtuesit e tjerë. Dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të vendosur rregull. Vetëm kështu do të konfirmojmë se qëndrojmë për vlerat evropiane”, tha Dimitar Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    Përkujdesës për të moshuarit, profesioni më i kërkuar në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Gashi: ky shtet do të bëhet i drejtë, nuk do të kemi tolerancë ndaj korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë