Përkujdesës për të moshuarit, profesioni më i kërkuar në Maqedoni

    Hulumtimet e organizatave të shoqërisë civile tregojnë se në njërën nga komunat më të mëdha në vend ka nevojë serioze për asistentë të cilët ofrojnë mbështetje psikosociale, ndihmë në luftën kundër vetmisë, kujdes për sigurinë e përdoruesit dhe ndihmë në kryerjen e aktiviteteve ditore bazë, nga pazari deri tek vizitat në mjek.

    Nga Kryqi i Kuq i Kumanovës thonë se e kuptojnë nevojën dhe tashmë po trajnojnë një grup të dytë të kujdestarëve për të moshuarit dhe të pafuqishmit. “Një vit më parë u licencuam, nënshkruam një kontratë menaxhimi dhe filluam zbatimin e shërbimit. Deri më tani kemi nëntë shfrytëzues të cilët i shërbejnë tre kujdestarë, por pas përfundimit të trajnimit planifikojmë ta zgjerojmë shërbimin pasi do të kemi 14 kujdestarë të rinj të trajnuar”, tha për media sekretaresh e organizatës komunale, Iva Mlladenovska.

    Ajo bëri me dije se me vendim të bordit drejtues të shtëpisë së pjesëmarrësve po organizohet trajnim për kujdestarë për ndihmë dhe përkujdesje të moshuarve, i cili ka filluar në fillim të muajit mars dhe zhvillohet në tri module me tema të dhëna më parë dhe zgjat dy muaj. Ata që kryejnë trajnimin janë të detyruar që për një vit të punojnë me Kryqin e Kuq. Ndërsa, familjet që punësojnë kujdestarë në shtëpi ndajnë nga 15 deri 20 mijë denarë, varësisht nga orët dhe shërbimet që i ofron kujdestari.

    Shtëpia e të moshuarve në Kumanovë është funksionale kurse mbështetje për kujdestarët ofron edhe komuna. Nga atje njoftojnë se shuma mujore për akomodim në shtëpinë e të moshuarve “Zafir Saito” është 16 mijë denarë dhe siç thonë nga atje, ky është një nga çmimet më të ulëta në vend. “Kapaciteti i përgjithshëm është 175 përdorues të ndarë në 82 dhoma. Sa i përket zgjerimit të objekteve dhe numrit të shtretërve në shtëpi, mund të themi se ‘Zafir Sajto’ është planifikuar për akomodimin e shfrytëzuesve nga Kumanova, nga rrethina e Kriva Pallankës dhe Kratovës që nga koha kur është ndërtuar”, tha për drejtori i institutit Dejan Stojanovski, i cili shtoi se Kumanova nuk ka nevojë edhe për një shtëpi të re.

    Këto komuna nga rajoni verilindor konkurruan në thirrjen e fundit publike për ndërtimin, zgjerimin, rindërtimin dhe përshtatjen e objekteve për kujdesin ditor dhe objekteve për ofrimin e shërbimeve sociale për përfituesit e mbrojtjes sociale të mbështetur nga MPPS. Projekti i komunës së Kumanovës nuk është i ranguar ndërsa projektet e dy komunave tjera janë në pritje të korrigjimit dhe kompletimit të dokumentacionit të projektit.

    Nga MPPS thonë se ende nuk është dorëzuar dokumentacioni i nevojshëm (projekti bazë, leja e ndërtimit dhe raporti i auditimit) por përfaqësues nga Ministria kanë dalë në terren, janë bërë komente dhe aktualisht po punohet për korrigjimet e projektit.

    “Siç shihet nga akti i pronësisë, toka nuk është në pronësi të komunës së Kratovës, gjegjësisht, nuk i është dhënë komunës në shfrytëzim të përhershëm apo të përkohshëm dhe për këto arsye kërkesa do të shqyrtohet më tej kur të dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm si pronë e pastër. Komuna e Kriva Pallankës ka dorëzuar kërkesë për rikonstruksionin, adaptimin dhe shndërrimin e “Boro Menkov’ në institucion publik komunal për përkujdesje sociale jo familjare të moshuarve në këtë komunë si dhe plotësimin e dokumentacionit të projektit, si dhe procedura për ndryshim është në fazën përfundimtare në listën e pronës, gjegjësisht, komuna e Kriva Pallankës nga Qeveria duhet të marrë të drejtën e shfrytëzimit të përhershëm të objektit 1 dhe 2”, thonë nga MPPS.

    Nga atje sugjerojnë se prioritet i veçantë duhet t’i jepet fillimit të bashkëpunimit intensiv me përfaqësuesit qeveritar dhe vendor për ndërtimin e shtëpive për të moshuarit dhe pensionistët në nivel shtetëror dhe rajonal. MPPS konfirmon se në vend, kapacitetet institucionale nuk janë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojës në rritje për kujdes institucional për të moshuarit.

    Nga Agjencia për Punësim thonë se po merren masa për krijimin e personelit kujdestar pasi tashmë ka mungesë të kujdestarëve. Sipas kryetares së Qendrës për Punësim në Kumanovë, Marija Dimitrijevska, masa e trajnimit ka treguar rezultat vitin e kaluar ku janë trajnuar dhe certifikuar 15 të papunë për ofrimin e shërbimeve infermierore dhe përkujdesje në komunitetin për të moshuarit dhe të pafuqishmit. “Nga këto 15 persona, dhjetë persona të trajnuar janë punësuar në Shoqatën punëdhënëse ‘Progres 23’ nga fshati Mateç, dhe tashmë po ofrojnë shërbimet e tyre për të moshuarit në Likovë. Përkrahja e kësaj mase nuk është vetëm në pjesën e trajnimit, por vazhdon edhe më tutje përmes subvencionimit të pagave për një periudhë dhjetë mujore të punëdhënësit për personat që janë të punësuar tek ai përmes kësaj mase”, tha Dimitrijevska.

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimi i motit, rriten kërkesat për ndihmë të shpejtë

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: gabuam me disa partnerë të koalicionit, me çështjet etnike bënë biznes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë