Gashi: ky shtet do të bëhet i drejtë, nuk do të kemi tolerancë ndaj korrupsionit

    Kryetari i AAA, Afrim Gashi në një tubim në Gostivar në zgjedhjet presidenciale / Fotografia: Emir Hamzi

    “Ky shtet o do të bëhet i drejtë e pa korrupsion o do të falimentojë krejt”. Kështu tha kreu i Alternativës, Afrim Gashi në përmbyllje të fushatës për garën presidenciale në Gostivar.

    Sipas tij, kryefjala e angazhimit politik të koalicionit VLEN është pikërisht drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit.

    “Prandaj, mund t’ju them se për temat e tjera edhe mund të bëjmë ndonjë kompromis për mënyrat dhe afatet e realizimit, por le ta dinë edhe partnerët tanë të nesërm qeveritarë se kur bëhet fjalë për këtë çështje, aty nuk kemi asnjë tolerancë dhe asnjë kompromis. Ndërkaq, mijëra qytetarë të Gostivarit kanë konfirmuar se janë pro ndryshimit dhe se me 24 prill do ta votojnë për President Arben Taravarin”, tha mes tjerash Gashi.

    Sipas Gashit, Taravari nuk është kandidat vetëm i koalicionit VLEN, por është emri i përveçëm i përfaqësimit të shqiptarëve në këtë garë zgjedhore.

    “Dr. Arbeni është në këtë garë për ta bërë betejën si shqiptar dhe për të kaluar në raundin e dytë, në mënyrë që shqiptari në këtë vend të mos jetë vetëm dekor, por të jetë ofertë e cilësi me përmbajtje, që është alternativë për krizën e përgjithshme të përfaqësimit që e ka kapluar këtë shtet”, ka thënë Gashi.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: gabuam me disa partnerë të koalicionit, me çështjet etnike bënë biznes

    Lajmi i rradhës

    Sela për Koalicionin VLEN: mos u bëni kukulla të Mickoskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë