Kovaçevski: Kënaqësi që pas 17 vitesh pritje, sot po fillojmë negociatat

    Është një kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh pritje, sot më në fund po fillojmë negociatat. Po hapim perspektiva të reja për shtetin dhe qytetarët dhe ngadalë por sigurt po i bashkohemi familjes së madhe evropiane, e cila ka qenë synimi ynë strategjik me dekada, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    Sot, para konferencës ndërqeveritare në Bruksel dhe pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Fiala, ai tregoi se beson se ky fillim i ri për rajonin do të thotë prosperitet dhe përparim.

    “Në prag të Konferencës Ndërqeveritare me të cilën hapim negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë miqtë tanë të Bashkimit Evropian, për mbështetjen, përfshirjen dhe përkushtimin e tyre në integrimin evropiane të vendit tonë. Përkushtimi i tyre ishte vendimtar që ne sot në Bruksel të bëjmë hapin e parë që do të na çojë drejt anëtarësimit të plotë në Union”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Lajmi Paraprak

    “Hapja e negociatave, sukses për të gjithë qytetarët e RMV-së dhe Shqipërisë”

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: Gjithçka është lojë e pushtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë