Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është e përgatitur për të udhëhequr me OSBE-në

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pranoi një delegacion të lartë nga OSBE të udhëhequr nga komisari i lartë për pakicat nacionale në OSBE, Kairat Abdrahmanov, i shoqëruar nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin Klemens Koja.

    Siç njoftojnë nga Qeveria, gjatë bisedës u vërtetua përkushtimi i fuqishëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe përkushtimin për vazhdimin e procesit të reformave, sundimin e ligjit, përmirësimin e kapaciteteve të gjyqësorit, forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe barazinë gjinore.

    Komisari i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare Kairat Abdrahmanov theksoi se OSBE-ja ka një partneritet të shkëlqyer me Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë tre dekadave të fundit dhe nënvizoi se ky është një kontribut i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit. Ai veçoi suksesin e madh dhe shpirtin miqësor me të cilin Qeveria e Maqedonisë së Veriut zgjidh mosmarrëveshjet dypalëshe me fqinjët dhe shprehu shpresën se ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

    Në takim, kryeministri Kovaçevski shprehu besimin e tij se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në prag të presidencës së OSBE-së do të vazhdojë të kujdeset për vlerat e një shoqërie të drejtë multietnike me mundësi të barabarta për të gjithë.

    Lajmi Paraprak

    Kusari-Lila mbron qeverinë Kurti: Shqipëria edhe RMV-ja kanë rrymën më të shtrenjtë në rajon

    Lajmi i rradhës

    Miteva: VMRO-DPMNE e gatshme për zgjedhje, pa qeveri teknike dhe me një njësi zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë