Kovaçevski: Nga mesi i vitit pritet të ulen çmimet

    Kryeministri Kovaçevski pret stabilizim dhe ulje të goditjes së çmimeve në mesin e vitit. Në emisionin “200” në Alsat, ai foli për këtë temë duke përmendur analizat e ekspertëve.

    “Ka parashikime, të cilat janë të ndryshme në mbarë botën, ndryshojnë nga institucioni në institucion, besojnë se nga mesi i vitit godjta e çmimeve do të ulet. Sipas asaj që kemi biseduar me ekspertët tanë, ata mendojnë se godjta e çmimeve në mesin e vitit duhet të zvogëlohet dhe të ketë njëfarë stabilizimi të çmimeve”, tha Kovaçevski.

    Ndër të tjera, kryeministri ka folur edhe për pagën minimale. Sipas tij opozita vazhdimisht e ka kundërshtuar propozimin për rritjen e pagës minimale dhe ka ndryshuar retorikën pas miratimit të ligjit.

    “Opozita nuk është kundër kësaj mase të djeshme kur ne e miratuam. Para kësaj ishte kundër. Edhe herën e parë që e miratuam ishte kundër. Nuk janë kundër prej dje ose siç e lexova, prej sot në mëngjes më nuk janë”, tha Kovaçevski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pasojat e politikave majtiste në ShBA e rreziqet për qytetërimin perëndimor

    Lajmi i rradhës

    KOMUNAT RURALE – Ujë s’ka, por vullnet për projekte inovative ka!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë